IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

My Tring IPTV televizioni i së nesërmes mbërrin sot

by Niko Lako
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
My Tring IPTV televizioni i së nesërmes mbërrin sot

Drejtori Teknik i Tring, Oltion BUSHI, tregon se bëhet fjalë për një shërbim që mund të aksesohet nga një sërë pajisjesh duke i dhënë përdoruesit një kontroll të paimagjinueshëm më parë për një televizion të gjeneratës tjetër!

ADVERTISEMENT

Ndërsa televizori ende kuptohet nga shumëkush si një shërbim i aksesueshëm vetëm në nivel të programit që po transmetohet ‘live’ dhe nga qëndrimi i detyrueshëm përballë televizionit për të mos humbur çka transmetohet, gjërat kanë ndryshuar tashmë. My Tring IPTV, shërbimi televiziv i fjalës së fundit të teknologjisë e bën programin, diçka tërësisht të kontrollueshme, dhe ndërkohë e sjell televizionin kudo dhe kurdo.

Disa prej nesh mund ta kenë hasur termin IPTV, dhe ndonëse tingëllon si shkencë raketash, tani Tring po lançon këtë shërbim novator. Çfarë është My Tring IPTV?
Pa dyshim që po flasim për teknologji të fjalës së fundit, të standardeve më të larta ndërkombëtare, por është disi më e thjeshtë dhe me një përdorim më të lartë të përditshëm se anijet kozmike. E shpjeguar me fjalë të thjeshta, My Tring IPTV është kombinimi i televizionit tradicional me teknologjinë e internetit. Duke u kombinuar këto teknologji krijohet ndërveprim, e më pas jepet mundësia për ta kontrolluar gjithçka që transmetohet. Pra koncepti i My Tring IPTV përshkruhet si “kontenti audio/video dixhital” përfshirë televizionin, i cili transmetohet nëpërmjet protokollit të Internetit “IP”. Kjo e bën My Tring IPTV shumë fleksibël dhe të kontrollueshëm në tërësinë e saj.

ADVERTISEMENT

Tingëllon si një shërbim shumë tërheqës, por a është kombinimi i këtyre dy teknologjive, i thjeshtë për t’u përdorur nga shumica prej nesh?
Në fakt, po. Sado e sofistikuar të jetë gjithë teknologjia e përfshirë, përdorimi i saj është thjeshtëzuar në maksimum. Komandat e My Tring IPTV në dispozicion të çdo përdoruesi janë të ngjashme me shumë pajisje të thjeshta që shumica prej nesh i kanë përdorur prej kohësh. Le të kalojmë te disa shembuj konkretë për të qenë edhe më të qartë. Nëse jeni duke parë një program direkt apo një serial, mjafton të shtypni butonin “pause” dhe të ndaloni për një kohë të caktuar atë që po shikoni, dhe më pas të shtypni përsëri atë buton që të vazhdoni të shikoni prej aty ku e ndaluat. Në këtë mënyrë asnjëherë nuk mund të kalojë një pjesë e programit pa u parë. Alternativa tjetër që na ofrohet është që mund të vendosim në regjistrim deri në 10 kanale nga lista e të preferuarave dhe për një javë këto kanale mund të menaxhohen sipas dëshirës, kthehen mbrapa apo kalojnë para me shpejtësi duke përdorur fare lehtë butonat përkatës në tastierën e telekomandës së dekoderit. Sikundër e vini re, bëhet fjalë për butona dhe komanda, të cilat përdoren rëndom për shumë pajisje të tjera, dhe tani Tring ofron mundësinë që i njëjti komoditet lehtësi përdorimi dhe kontroll mbi programin, të realizohen edhe në televizion.

Qartazi bëhet fjalë për një risi teknologjike sa i takon televizionit. Megjithatë, shërbimi i internetit nga vetë natyra është i aksesueshëm nga kudo. Kur do të vijë koha që diçka e tillë të bëhet edhe me televizionin, ose më qartë, kur do ta ofrojë My Tring IPTV një shërbim të tillë?
My Tring IPTV e ka këtë shërbim sakaq të integruar. Shërbimi përfiton nga këto avantazhe të teknologjisë dhe nuk të mban të mbërthyer vetëm para televizorit duke qenë se My Tring IPTV shfaqet në çdo ekran, si smartphone, tablet, kompjuter, laptop. Po flasim për një shërbim që mund të aksesohet nga një sërë pajisjesh, duke I dhënë përdoruesit një kontroll të paimagjinueshëm më parë dhe duke e bërë televizionin tuaj një produkt të një gjenerate tjetër. Në çdo ekran mund të shikohen të njëjtat programe, por edhe më tepër. Për shembull, mund të vendoset në regjistrim filmi i preferuar, telenovela, apo gjithçka tjetër që do të shikojmë në televizor, mund të përdoret si telekomandë për dekoderin në shtëpi, apo t’i rekomandohet dikujt
tjetër për shfaqjet e preferuara televizive.

Të gjitha këto mundësi janë pa dyshim mbresëlënëse. Por duhet pasur parasysh se jo të gjithë televizorët në përdorim janë ‘smart’, pra të teknologjisë së përparuar. A duhen blerë televizorë të rinj për ta përdorur?
Absolutisht, jo. Pavarësisht se televizori mund të mos jetë smart TV, dekoderi My Tring IPTV e ofron këtë mundësi duke ofruar të gjitha shërbimet e përmendura më parë, por sërish më shumë se kaq. Duke u përdorur televizori ekzistues mundësohet akses në YouTube, internet në TV, parashikimi i motit, apo edhe ta ktheni atë si një video kasetë ku mund të shikoni regjistrimet e preferuara ose albumet me fotografitë tuaj të ruajtura në hard disk ose në kompjuter personal.
My Tring IPTV është krijuar për këto avantazhe teknologjike dhe ofron mundësi pafund multimediale, të cilat shfaqen kudo ndodhemi dhe një avantazh tjetër i saj është Videoteka Virtuale. Mjafton që të shtypni butonin blu dhe menjëherë do të hyni në videotekën personale virtuale me të madhe, ku ofrohen tituj pa fund filmash, dokumentarësh, filma vizatimorë për fëmijë, seriale, etj. Këto programe mund të shikohen kudo dhe kurdo, dhe falë fleksibilitetit që ofron ndërveprimi në My Tring IPTV mund t’I shtyjmë përpara me shpejtësi, apo t’I kthejmë mbrapa, apo ta ndalojmë dhe të ri fillojmë shikimin aty ku është ndaluar, qoftë edhe nëse ka kaluar një muaj nga koha kur është ndaluar së pari. My Tring IPTV është teknologjia e së ardhmes e ofruar në formën më të thjeshtë për çdo përdorues, e cila vjen nga Tring si një
nga zhvillimet më të mëdha, që do të transformojë mënyrën tonë të të shikuarit TV.

Tags: My tring IPTVOltion BUSHITring Digital
Previous Post

Godole: RTSH, “azil i pleqve” për gazetarinë

Next Post

UTV News mbyll transmetimet e programeve të tij!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
UTV News mbyll transmetimet e programeve të tij!

UTV News mbyll transmetimet e programeve të tij!

Orgesa Zaimi: “Rikthehem në Kënga Magjike pas 5 vite mungesë”

Orgesa Zaimi: "Rikthehem në Kënga Magjike pas 5 vite mungesë"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA