UTV News një ndër televizionet e vetme opozitare në Shqipëri, sot ka mbyllur sinjalin. Rreth mesditës televizioni ka ndërprerë transmetimet, duke nxjerrë një tabelë, si defekt teknik.
Aktualisht nuk dihet se, çfarë do të ndodhë me këtë televizion privat, por ajo që mësohet është se, për momentin nuk do të ketë asnjë transmetin, duke u mbyllur.
UTV News është në pronësi të biznesmenit Astrit Veliaj, njëkohësisht deputet i PD-së dhe një ndër të paktë deputetë të djathtë i cili është sulmuar më së shumti nga mazhoranca, duke e çuar për ndjekje penale dhe duke i mbyllur dhe universitetin e Albanian University të Beratit dhe Fierit.
Ndërkaq, mësohet se gazetarët dhe punonjësit e këtij televizioni të djathtë që drejtohej nga gazetari Çim Peka, janë informuar se, do të rikthehen në punë në një vendim të dytë.
Nuk dihet ende nëse UTV News, do të vazhdojë transmetimet sërish apo do të mbyllet përfundimisht, ndërsa është përfolur shumë në rrethin mediatik kohët e fundit se do të shitej.