IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Orgesa Zaimi: “Rikthehem në Kënga Magjike pas 5 vite mungesë”

by Niko Lako
2014/10/22
in EKSKLUZIVE
Reading Time: 4 mins read
A A
Orgesa Zaimi: “Rikthehem në Kënga Magjike pas 5 vite mungesë”

Sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Sa Keq“, konkurruese në Këngën Magjike 2014. Këngëtarja Orgesa Zaimi i është rikthyer skenës shqiptare me një këngë në gjuhen shqipe pas hiteve të saj si “Automatic” dhe “Between A Rock And A Hard Place”, pjesë e albumit të saj të parë në gjuhën angleze “Brand New Day“, që do të publikohet së shpejti dhe me të cilin Orgesa synon tregun nderkombetar. Për të mësuar më shumë rreth projektit të saj më të ri, kemi takuar OZ në ambientet e radio Club FM, ku ajo moderon emisionin e saj të përditshëm “Music Box”.

ADVERTISEMENT

Përshëndetje Orgesa, kënaqësi që takohemi përsëri. Sapo keni publikuar këngën tuaj të re “Sa Keq”. Na tregoni pak më shumë për këtë projekt?

Kënga “Sa Keq” është konkuruese në festivalin Kënga Magjike 2014, me të cilën vendosa të rikthehem pas 5 vitesh mungesë. Teksti i këngës është shkruar nga mikesha ime Ronela Hajati dhe trajton temën e miqësi, një miqësi midis dy personave që ka mbaruar por që kujtohet me keqardhje pas shumë vitesh nga njëri prej tyre dhe do donte mos të kishte gabuar për të humbur një mik të shtrenjtë. Për muzikën është kujdesur Yorgos Benardos ndërsa për orkestrimin Dominique Meyer.

Keni vendosur t’i riktheheni Këngës Magjike pas daljes tuaj me këngën “Pasqyrat” në vitin 2009. Pse vendoset t’i riktheheni këtij festivali?

Në fakt, gjatë këtyre 5 viteve mungesë në këtë festival, kam pasur mundësi të krijoj një profil timin me profesional. Falë bashkëpunimit me produksionin zvicerian Domino, me të cilet po përgatitemi për nxjerrjen e albumit të parë në gjuhën angleze, kam patur mundësi të jem pranë publikut me publikimet e këngëve dhe videove në gjuhën angleze. Nga ana tjetër, vetë promovimi që kam bërë në televizione po ashtu dhe puna ime e përditshme në radio kanë qenë mënyra më e mire për të treguar vlerat e mija si artiste, megjithatë një festival i tillë të krijon dinamika më të mëdha në reklamimin e këngëve dhe të artistit.

A pret Orgesa ndonjë çmim këtë edicion të Këngës Magjike?

Nuk kam vendosur të rikthehem me pretendimin për të fituar ndonjë çmim, dhe nuk do të mërzitesha aspak nëse kolegët nuk më votojnë mjaftueshëm për arritur në natën finale, për mua ka rëndësi pritja e publikut dhe kritikës dhe rikthimi në një nga festivalet më cilësore në vend.

orgesa zaimi kenga magjikeNë performancën e kënges “Sa Keq”, ndryshe nga sa jemi mësuar t’a shohim Orgesën, në look-un tuaj ka dominuar ngjyra e bardhë. Kush është kujdesur për paraqitjen?

Kam preferuar t’i largohem këtë herë ngjyrës së zezë për të ardhur paksa ndryshe. Për veshjen jam kujdesur vetë shpresojë që t’i kem pëlqyer publikut dhe në veçanti fansave te mi.

Më lart përmendët albumin tuaj në gjuhën angleze, të cilin personalisht mezi po e pres, kur do të kemi mundësi ta bëjme tonin?

Albumi im i parë në gjuhen angleze, i cili fillimisht ishte projektuar për t’u publikuar në versionin CD, është parashikuar për tu publikuar në muajin dhjetor në platformën iTunes. Produksioni ka vendosur t’a hedh poshtë projektin për ta nxjerrë në shitje albunin në CD, duke pasur parasysh që vitet e fundit publiku muzikëdashës është i drejtuar me së shumti dyqaneve online të muzikës.

Përveç angazhimeve tuaja të përditshme, ju jeni një nga të paktat artiste që kanë vendosur të japin kontributin e tyre në fushatën e ndërgjegjsimit në mbështetje të personave me sindromën Down. Sa e rëndësishme është për ju të qenit prezentë në aktivitete të tilla? 

Është viti i dytë që jam pjesë e kësaj fushate ndërgjegjësimi në mbështetje të komunitetit të DSA (Down Sindrom Albania). Sëbashku me mikeshën time Kamela Islamaj jemi ofruar që të këndojmë në koncerte për ta falas. Një sipërmarrje e tillë, vërtetë nuk ka përfitim monetar, por për mua ka më teper se kaq… Ndihma sadopak e vogël për ta mua më gëzon, sepse këta fëmijë kanë nevojë për dashuri dhe mbështetje për të qenë të lumtur në shoqërinë tonë, edhe pse kanë vetëm një kromozom më shumë se ne që i bën më të lumtur, më të qeshur por edhe më të ndjeshëm. Po ashtu, kemi ftuar dhe shumë kolegë tanët, që për një arsye ose një tjetër, ose kanë qenë të angazhuar ose nuk i’u ka interesuar kjo nismë. Për mua pjesëmarrja në të tilla aktivitete është një detyrim i të gjithëve.

orgesa kamela islamaj

Do të kemi një tjetër projekt muzikor nga ju?

ADVERTISEMENT

Në projektet e mia më të reja bën pjesë dhe një video në bashkëpunim me Kamela Islamaj, që do të shërbej në fushatën e fëmijëve me sindomën Down.

Ekskluzive © IMA // Intervistoi N. L.


 

Kënga “Sa Keq” konkuruese në festivalin Kënga Magjike 2014. Për të votuar këngën kliko këtu

Tags: Interviste EkskluziveKamela IslamajKenga MagjikeOrgesa ZaimiSa Keq
Previous Post

UTV News mbyll transmetimet e programeve të tij!

Next Post

Fatma dhe Aulona shëtitje me fëmijët e tyre nëpër kryeqytet

TË NGJASHME

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?
PERSONAZH

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, e cila prej vitesh ka qenë një nga figurat më të pëlqyera në skenën...

by IMA Redaksia
Tet 19, 2024
EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!

Këngëtarja Eneda Tarifa është gati të rikthehet në televizion në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e...

by IMA Redaksia
Tet 3, 2023
Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?
EKSKLUZIVE

Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?

Shumë këngë të reja kemi dëgjuar këtë verë por të pakta janë ato këngë që të rrëmbejnë zemrën dhe mëndjen....

by IMA Redaksia
Sht 10, 2023
EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!

Love Story do të nisë sezonin e dytë në datën 15 nëntor në televizionin Klan. Gjatë ditëve që lamë pas...

by IMA Redaksia
Nën 10, 2021
EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus

Binjakët më të famshëm të ekranit shqiptar janë gati të rikthehen në ekranin e Vizion Plus. Nuk është 'Alpazar' dhe...

by IMA Redaksia
Sht 27, 2020
EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë

Largimi i Alban Dudushit pas 17 vjetësh nga Top Channel është një nga lajmet që më së shumti është lexuar...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2020
Next Post
Fatma dhe Aulona shëtitje me fëmijët e tyre nëpër kryeqytet

Fatma dhe Aulona shëtitje me fëmijët e tyre nëpër kryeqytet

Programi i mbrëmjes 23/10/2014

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA