Policia e qarkut të Durrësit ka ndëshkuar me gjobë 1 milion lekë, 3 pronarë subjektesh dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 2 prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.
Efektivet kanë evidentuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni martesore.
Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Gjithashtu ky subjekt është ndëshkuar dhe nga ISHP.
Për subjektin me pronar shtetasin D. Q., në Katund të Ri, shërbimet e Policisë kanë vendosur 2 herë masë administrative 1.000.000 lekë, si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
Për subjektin në lagjen nr.15, Spitallë, Durrës, me pronar shtetasin S. P., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.








![Stresi zbulon arsyen PSE përmendi emrin e Elvana Gjatës në këngën e re dhe e ka një THUMB pas këtij veprimi [FOTO] Stresi zbulon arsyen PSE përmendi emrin e Elvana Gjatës në këngën e re dhe e ka një THUMB pas këtij veprimi [FOTO]](https://i0.wp.com/www.imalbania.com/wp-content/uploads/2020/08/39ef72b01c0b2c783f0ea305fbc8ccca_L.jpg?fit=750%2C442&ssl=1)