Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare, aktori Shpëtim Zani, i njohur për rolin e tij të Colit në filmin ‘Debatik’ me regji të Hysen Hakanit.
Aktori mësohet se ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një ataku kardiak. Lajmi i trishtë është përcjellë nga miqtë e tij në rrjetet sociale.
Roli i Colit ishte i vetmi që Shpëtim Zani do të luante në kinematografinë shqiptare, por që ka mbetur në kujtesën e publikut mbarëshqiptar.
/Ora News.tv/