Komiteti Teknik i Ekspertëve në një dalje publike për mediat dhe qytetarët ka bërë me dije masat shtesë, pas vlerësimit të situatës së koronavirusit në vend.
Pas analizës së situatës aktuale, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar në mbeldhjen e fundit, se duhet:
Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 pesona, në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
Të ndalohjen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë martesore, organizimet mortore deri në një vendim të dytë.








