Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj fitoi betejën me Koronavirusin dhe lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale. Së fundmi, në një intervistë me gazetarin Evin Parruca, ai ka njoftuar se Koronavirusi nuk kishte prekur vetëm atë, por dhe të shoqen, Ajolën dhe vogëlushin e tyre Kajan.
Lexo edhe:
Veliaj nuk humb kohë, rikthehet menjëherë në zyrë: Është momenti të…
Mes të tjerash, Erioni tregoi dhe simptomat që virusi kishte shfaqur te ai. Kryebashkiaku u shpreh se kishte njolla në mushkëri, lodhje dhe ndihej sikur ta kishte shkelur ndonjë tren.
“Kam pasur disa njolla në mushkëri, kam marrë deksametazon. Në momentin që sjellja të kap, ka sjellje të ndryshme të organizmave të ndryshme. Askush nuk mund t’i fusë një mendje të lehtë. Një festë në Jalë, Dhërmi apo Palasë mund të presë nëse më pas do të kthehesh te gjyshja.
Është prekur edhe bashkëshortja, edhe djali im. Kisha ndjesinë e pafuqisë për të qëndruar në këmbë, sikur më kishte shtypur një tren. Imagjino një tjetër që mund të ketë probleme me veshkat për shembull. Ndaj apeli im është kujdes, kujdes, kujdes!”, tregoi ai.