“Ndodhën dy zjarre në bord, pastaj disa stuhi…”! Rrëfimi i rrallë i Leka Zogut për fatkeqësitë e tij me anijet

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 14 gushtit 1968, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me rrëfimin e fatkeqësive të Leka Zogut me përdorimin e anijeve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Leka I, mbreti i Shqipërisë në mërgim, i rrëfeu fatkeqësitë e tij Christian Bombediac-ut të “Sud-Ouest” :

“Kur bleva anijen time dy vite më parë në Angli, nuk bëra një aferë të mirë. Tani po e vë re. Mbase u nxitova pak.

Dikur lundroja, por mendova se ishte më lehtë të ktheja një çelës për të ndezur një jaht. Kështu bleva “Solartite-n”, por sapo arrita në Alicante dy zjarre ndodhën në bord.

Me mysafirët e mi, ne e vumë situatën nën kontroll, sepse, natën, parimi im është të bëj një xhiro çdo orë. Kështu që zjarrin e zbulova menjëherë. Më vonë, më ndodhën disa stuhi, por nuk kam frikë prej tyre…”

Leka I i Shqipërisë po kërkon gjithashtu një “banesë” në Paris. Duhet që ajo të ketë një tavan të lartë sepse mbreti në mërgim është i gjatë 2.04 m.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!