Ndryshime në sezonin e ri të My Living, ja cilët janë dy prezantuesit!

Ky sezon i “My Living” vjen me plot surpriza. Në ekranin e Tring, programi i vetëm i lifestyle në Shqipëri nis së shpejti. Ai do të vijë në prezantimin e Brunilda Lahes, prezantuese prej vitesh e këtij programi dhe Arjon Muça.

Prej kohësh i mungonte ekranit por tashmë Arjonin do të mund ta shihni në Tring, në krah të Brunës. Edhe këtë vit, kamera e programit “My living”, do të shkojë në jetët dhe pasionet e mjaft personazheve interesantw për t’i sjellë përpara një publiku tjetër, që këtë herë është televiziv.

“My Living”, është ndoshta momenti i vetëm televiziv, ku tregohet stili shqiptar me të gjitha tendencat e tij; në modë, dizajn, ushqim, sport etj. Programi disponon plotësisht fuqitë televizive dhe intelektuale për të zbuluar dhe për të afruar pranë tij gjithë bizneset, apo personazhet që jetojnë bukur.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.