Pop Culture vjen edhe me dy moderatorë të tjerë!

Sezoni televiziv ka sjellë ndryshime rrënjësore në të gjitha televizionet kryesore në vend. Ndër më të prekurit me lëvizjet e shumta është edhe Top Channel, i cili për këtë sezon, ka patur largime të shumta nga spikerët e lajmeve por gjithashtu ka sjellë edhe emra të rinj në emisionet e tij.

Pop Culture është një tjetër emision i cili do të sjell risi për këtë sezon. Ndërsa sezonin e kaluar e pamë të moderohej nga Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema, këtë herë Top Channel ka menduar të sjelli edhe dy personazhe të reja në televizion.

Andi Vrapi, ish-gazetar i emisionit të showbizz-it “Thumb”, do të jetë në moderimin e emisionit së bashku me Xhesi Muçaj, e cila ka konkuruar në Top Talent emisioni i cili zbulonte talentet e ardhshme të Top Channel.

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.