IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Nga apartamenti 220 mijë euro në mes të Tiranës tek shtëpia e prindërve, çfarë iu konfiskua ish-të dashurit të Viola Spiros, i njohur si “Zoti i drogës”

by IMA Redaksia
2020/08/12
in AKTUALITET
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga apartamenti 220 mijë euro në mes të Tiranës tek shtëpia e prindërve, çfarë iu konfiskua ish-të dashurit të Viola Spiros, i njohur si “Zoti i drogës”

Nga apartamenti 220 mijë euro në mes të Tiranës tek shtëpia e prindërve, çfarë iu konfiskua ish-të dashurit të Viola Spiros, i njohur si “Zoti i drogës”
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar të konfiskohen shtatëmbëdhjetë pasuri, që i përkasin Valentin Selajt dhe të afërmve të tij.

ADVERTISEMENT

Sipas SPAK-ut, Valentin Selaj është protagonist në trafikun e lëndëve narkotike dhe anëtar i një grupi që trafikoi kokainë në Europë.

Pasuritë që prokurorët mendojnë se burojnë nga droga janë sipërfaqe toke të konsiderueshme, shtëpia e prindërve të Selajt, të cilin media italiane e etiketoi si ‘zoti i kokainës’, garazhe, automjete, njësi shërbimi dhe llogari bankare.

Njëra nga pasuritë gjendet në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë dhe është një apartament që u ble nga Selaj gjatë vitit 2017, në vlerën e 220 mijë eurove.

Në njoftimin zyrtar, SPAK përcjell bashkëpunimin me Prokurorinë holandeze që hetoi gjashtë shtetas, mes tyre edhe Selajn, për trafik, pastrim parash dhe organizatë kriminale. Të huajt vunë në dijeni prokurorët shqiptarë për dyshimet se një pjesë të fitimeve që burojnë nga trafiku i kokainës, Selaj i investoi në Shqipëri, sikurse edhe rezultoi nga hetimi pasuror i nisur dy vite më parë. Në një nga aksionet policore, Valentin Selajt dhe bashkëpunëtorëve të tij iu bllokuan 97 kilogramë kokainë dhe 16 kilogramë heroinë.

Hetimi me disa prokurorë zbuloi se grupi përdorte linjën nga Amerika Latine, në portin e Amsterdamit e më tej ia shpërndante ngarkesat Anglisë dhe Italisë, ku gjatë një operacioni antidrogë Selaj ra në pranga së bashku me partnerët në krim. Valentin Selaj njihet edhe si ish-i dashuri i gazetares Viola Spiro. Kohën kur Selaj ra në pranga, ata ishin një lidhje dashurie bashkë.

HETIMET

Sipas letërporosisë, nga hetimet e kryera në Holandë ka rezultuar se shtetasit Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk, prej disa vitesh kanë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Objekti i letërporosisë ka qenë kryerja e verifikimeve pasurore për këta shtetas dhe familjarët e tyre në Shqipëri, si dhe kryerja e verifikimeve dhe mbledhja e të dhënave që mund të çojnë drejt zbulimit të pasurive të këtyre shtetasve në shtete të tjera.

ADVERTISEMENT

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të, Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit) kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.

Mbështetur në faktet e lartpërmendura, aktivitetin e dyshuar kriminal të shtetasit Valentin Vasil Selaj në Holandë, mungesa e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, pasuritë e konsiderueshme të paluajtshme e të luajtshme dhe investime që kanë në pronësi këta shtetas, lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri kanë ardhur si produkt i aktivitetit kriminal.

17 PASURITË E SEKUESTRUARA

  1. Pasuria në bashkëpronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë Arë + truall. Këtë pasuri, shtetasi Valentin Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasin Vasil Selaj dhe Leze Selaj (prindërit).

  2. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall. Mbi këtë truall është ngritur një godinë banimi 2-katëshe, me sipërfaqe 187 m2.

  3. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 3633 m2, lloji i pasurisë are.

  4. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall, mbi të cilën është ndërtuar një godinë banimi dykatëshe me sipërfaqe 178.7 m2. Pasuria është regjistruar më datë 10.02.2016.

  5. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë lagjja “Besëlidhja” Lezhë, me sipërfaqe 53,125 m2, lloji i pasurisë “Njësi Shërbimi”, blerë me çmimin 6 019 128 lekë në datën 27.02.2013. Pasuria është regjistruar më datë 10.02.2016.

  6. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 15 500 m2, lloji i pasurisë arë.

  7. Pasuria me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë “Arë + truall”. Këtë pasuri, shtetasi Vasil Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasin Valentin Selaj dhe Leze Selaj.

  8. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh.

  9. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh.

  10. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh.

  11. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Barbudhoj Lezhë, me sipërfaqe 2200 m2, lloji i pasurisë kullotë.

  12. Pasuria me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 200 m2, lloji i pasurisë truall. Këtë pasuri, shtetasja Leze Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasit P. S., N. S., P. S. dhe V. S.

  13. Pasuria në pronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë rruga “Bajram Curri” Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 118.1 m2, data e regjistrimit të pasurisë 02.05.2017. Këtë pasuri, shtetasi Valentin Selaj e ka blerë në datë 17.03.2017, në shumën 220 000 Euro.

  14. Automjeti me targë AA 890 TD në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, i llojit autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, tipi 211016, modeli E 270 CDI, viti i prodhimit 2003. Këtë automjet, shtetasi Vasil Selaj e ka blerë në Itali, në shumën 900 euro.

  15. Llogari bankare rrjedhëse në shumën 5 022 euro.

  16. Llogari bankare rrjedhëse në shumën 1 091 533 Lekë.

  17. Shoqëria “Aleks Selaj”, me NIPT L67611501E, në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me aktivitet “Hotele dhe struktura të ngjashme”, me status aktiv prej 11/02/2016.

Source: Gazeta Express
Previous Post

“Nga një ferr braktisjeje, plehrash e…”/ Rama publikon VIDEO nga Belshi: Një destinacion turistik i preferuar

Next Post

”A e njihni Dua Lipan?”/ Përgjigjet nga të moshuarit janë epike | VIDEO

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
”A e njihni Dua Lipan?”/ Përgjigjet nga të moshuarit janë epike | VIDEO

”A e njihni Dua Lipan?”/ Përgjigjet nga të moshuarit janë epike | VIDEO

STUDIMI: Kush përdor cigaret elektronike është pesë herë më i rrezikuar nga Covid-19

STUDIMI: Kush përdor cigaret elektronike është pesë herë më i rrezikuar nga Covid-19

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA