Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tiranës ditën e sotme në, zonën e Institutit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, një 30-vjeçar me iniciale P. S. është hedhur nga Ura e Institutit, duke qenë në gjendje të rëndë psikologjike.
I riu është dërguar me urgjencë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka thyer këmbët gjatë hedhjes nga ura.
Njoftimi i policisë:
“Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 23.12.2020, rreth orës 12:30; dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit, shtetasi P.S., 30 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”








