Një nga formatet më të njohura muzikore në Shqipëri rikthehet për një tjetër sezon emocionues. “X Factor Albania” nis zyrtarisht rrugëtimin e sezonit të 7-të, nën moderimin e Alketa Vejsiut dhe regjinë e Vera Grabockës.
Audicioni i madh do të zhvillohet këtë të shtunë, më 27 qershor, në orën 11:00, në ambientet e RTV Klan, ku talentet e reja do të kenë mundësinë të hedhin hapin e parë drejt skenës së madhe.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë personat mbi 17 vjeç nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si edhe nga diaspora shqiptare.
Prej vitesh, “X Factor Albania” ka shërbyer si trampolinë për shumë artistë të rinj, duke zbuluar zëra që më pas kanë ndërtuar karriera të suksesshme në muzikë. Edhe sezoni i shtatë pritet të sjellë histori frymëzuese, emocione të forta dhe surpriza për publikun.
Me rikthimin e këtij formati në RTV Klan, nën drejtimin e dy prej figurave më të rëndësishme të televizionit shqiptar, pritshmëritë për këtë sezon janë edhe më të mëdha.
Audicioni i madh i “X Factor Albania” mbahet këtë të shtunë, më 27 qershor, ora 11:00, në RTV Klan.






