Pas 90 vitesh pritje, më në fund, heroina e parë e Azisë Juglindore Raya “Raya dhe Dragoi i Fundit” doli premierë të enjten.
Raya udhëton në gjithë rajonin për të ribashkuar njerëzit e saj dhe përpiqet të shpëtojë botën. Por përveç mbajtjes së peshës së njerëzimit mbi shpatullat e saj, ajo ka një barrë tjetër për të mbajtur. Azia Juglindore është shtëpia e 11 vendeve dhe 673 milionë njerëzve. Ka me dhjetëra, në mos qindra kultura të ndryshme në këtë rajon dhe këtu shtrohet pyetja: Çfarë është një identitet i Azisë Juglindore dhe a mundet heroina e fundit e Disney ta mishërojë atë?
Filmi është vendosur në Kumandra një tokë fantazie që strehon pesë fise, secili prej tyre ka një kulturë të veçantë, të frymëzuar nga vende të ndryshme në Azinë Juglindore. Regjisori Don Hall i tha BBC-së se vendimi për të xhiruar në rajon ishte frymëzuar nga një udhëtim që ekipi i krijimit të filmit bëri atje pak kohë para. Filmi nuk zhvillohet në kronologjinë e sotme, por është një imagjinatë e asaj sesi dukej rajoni mijëra vjet më parë.
Përveç historisë, Raya na tregon edhe kultura të reja të kontinentit që ne pak e njohim, duke nisur nga paraqitja e jashtme, veshjet, ushqimet apo edhe mënyrën e luftimit.
Raya është një enciklopedi e vërtetë.








