Ambasada greke në Tiranë sapo ka dhënë njoftimin se është pezulluar përkohësisht proçesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore në Shqipëri.
Νjoftimi i ambasadës:
Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar.
Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore.