Analisti Andrea Stefani thuajse është i pranishëm në çdo puntatë të emisionit “Opinion” për të shprehur qëndrimin e tij në lidhje me çështje të ndryshme që diskutohen nën drejtimin e gazetarit Blendi Fevziu.
Lidhja e politikës me të arrestuarin Emiljano Shullazi ishte tema e kësaj të enjteje, ku në disa pjesë të emisionit debati nxehej mes të ftuarve, aq sa kaloi edhe në ofendime si në rastin e Andrea Stefanit dhe studiuesit Agron Gjekmarkaj.
Por tensionit nuk i ka shpëtuar as vetë moderatori Fevziu i cili ka ngritur tonet me Andrea Stefanin. Debati nisi pasi analisti filloi të zgjatej për çështjen e “21 Janarit” ndërsa tema ishte për Shullazin, duke marrë hapësirë nga koha e të ftuarve të tjerë.
Marrë nga Syri