Orë më parë, Ori Nebijaj shkroi në Instagram Story: “Po sikur të fle pak këtë sezon?!”, fjali e shoqëruar me një shkelje syri.
Më pas, ripostoi një artikull të Revista Who me titull “Ori Nebijaj i bën të gjithë konfuzë, a do të largohet ajo nga drejtimi i ‘Wake Up’?.


Dy postimet lanë goxha vend për dyshim nëse moderatorja do të jetë pjesë e emisionit të mëngjesit në Top Channel. E kontaktuar nga Anabel.al, Ori u shpreh se “akoma nuk e ka marrë një vendim”.
Ori nuk zbuloi detaje të tjera, por kujtojmë se në 22 gusht ajo përfundoi sezonin e “Pushime on Top”, të cilin e moderonte së bashku me Flori Gjinin. “U lodhëm ca, por ia vlejti. 36 emisione dhe sot ishte i fundit për këtë sezon,” shkroi Nebijaj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CEMzuhcJXi6/?utm_source=ig_web_copy_link








