Në vetëm pak ditë pritet të nisë sezoni i ri televiziv, i cili do të vijë me ndryshime të tjera në ekranin e ‘Top Channel’.
Pak javë më parë u bë e ditur se formati ‘Përputhen’ do të kalonte në një fasho orari prej 18:30 duke shoqëruar çdo ditë teleshikuesit nën drejtimin e moderatores Bora Zemani.
Së fundmi edhe Bora ka ndarë në llogarinë e saj promon e re të formatit, i cili do të vijë edhe me më shumë risi.
“Nuk po zbulojmë asgjë akoma. Shihemi në 7 shtator”, ka pohuar Zemani në videon e publikuar në ‘Instagram’.
Kujtojmë se sezonin e kaluar ‘Përputhen’ ishte pjesë e ‘E diell’ nën drejtimin e Nevina Shtyllës, megjithatë pas suksesit të madh televizioni i ‘Top Channel’ vendosi ta sjellë cdo ditë në ekran.
Një tjetër format i përditshëm do të nis sezonin e ri në po të njëtën datë. Fiks Fare me Devis Mukën dhe Dorian Ramaliu.
Data 7 shtator do të jetë edhe starti i Procesit Sportiv që këtë vit ka një tjetër bukuroshe bashkë prezantuese me Ed Manushin.