3 ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor dhe rihapjes së institucioneve arsimore, Franca ka mbyllur 22 shkolla për shkak të rasteve me Covid-19. Njoftimin e dha ministri francez i arsimit, Jean-Michel Blanquer.
“Në Francë janë mbyllur 22 shkolla. 12 në Francën Qëndrore dhe 10 shkolla në La Reunion (ishull). Kjo e çon numrin në 22 gjithsej”, tha ai në një konferencë shtypi.
Numri i nxënësve francezë që u riktheyn në shkollë të martën ishte 12 milion. Hapja e tyre u bë pavarësisht rritjes së infektimeve ditore dhe kundërshtimit nga disa sindikata mësuesish dhe prindërish. Franca shënoi dje mbi 7,000 raste të reja me Covid-19 duke arritur shifrat e fundit të marsit. Ky ishte dhe numri më i lartë i infektimeve ditore në Evropë.
Burimi: Sky News







