IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

e vranë dhe e groposën se iku nga shtëpia, ja kush janë babë e bir nga dibra. 37-vjeçari vrasës me pagesë, në burg për atentatin ndaj aktorit

by IMA Redaksia
2020/09/04
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
e vranë dhe e groposën se iku nga shtëpia, ja kush janë babë e bir nga dibra. 37-vjeçari vrasës me pagesë, në burg për atentatin ndaj aktorit

Këta janë babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buçi lindur në Dibër dhe banues në Babrru të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci 8 vite më parë, vajza dhe motra e tyre.

ADVERTISEMENT

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtator 2012 kur në Malin me Gropa u gjetën disa pjesë të një skeleti (eshtra) të një kufome të paidentifikuar.
Pas hetimeve me bashkëpunimin edhe të mjekësisë ligjore të Kosovës u zbulua dhe eshtrat i përkisnin Eglantina Buçit, 23 vjeç në kohën kur u vra.

Pas hetimeve të mëtejshme policia arriti të zbulojë se e reja ishte vrarë me armë zjarri nga babai i saj Faiku dhe vëllai Shkëlzeni pasi ishte larguar nga shtëpia për të bashkëjetuar me partnerin e saj pa dëshirën e tyre. Raportohet se trupi i saj i pajetë ishte groposur më pas por për shkak të kafshëve të egra eshtrat ishin nxjerrë në sipërfaqe ku u zbuluan nga policia.

Ndërkohë që babai 66-vjeçar është arrestuar sot pasi gjykata vendosi “arrest me burg”, vëllait të saj Shkëlzen Buçi i është komunikuar masa në burg ku vuan dënimin për një vrasje të mbetur në tentativë.

37-vjeçari është arrestuar më parë po nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për një ngjarje tjetër, për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Ky shtetas aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim pasi ka tentuar të vrasë aktorin Mishel Prela kundrejt pagesës.

ADVERTISEMENT

Për këtë ngjarje, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaronte më 22 korrik 2017 se vrasja e Mishel Prelës ishte porositur në këmbim të pagesës prej 80 mijë eurosh.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 20.07.2017, në rrugën Tafaj, përballë shkollës së mesme “Partizani” Tiranë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Mishel Prela, ju informojmë se:
Menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u organizua puna për zbardhjen, dokumentin dhe arrestimin e autorëve, ku u zhvillua dhe u finalizua operacioni “Pagesa”.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të strukturave të policisë, kryerjes së veprimeve profesionale dhe hetimore paraprake në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, grumbullimit të provave në vendngjarje, si dhe nga informacionet e marra nga vetë strukturat policore, është bërë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhet dhe të dokumentohet e gjithë ngjarja.
Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i struktruar kriminal”, u shpreh drejtori i policisë së Tiranës.
Si rezultat i operacionit u arrestuan të gjithë antarët e grupit, duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht:
Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij.
Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, i cila ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).
Miklar Tola, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është bashkëpuntor në tentativën e vrasjes.
Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit.
Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I Miklar Tolës, pjestar aktiv i këtij grupi kriminal.
Motivi i kësaj ngjarje është hakmarrja”.

Previous Post

Rritet numri i të infektuarve, 5 pacientë humbin jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Next Post

Prezantohet Mercedes S-Class i ri, kur vjen në Tiranë makina inteligjente

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Prezantohet Mercedes S-Class i ri, kur vjen në Tiranë makina inteligjente

Prezantohet Mercedes S-Class i ri, kur vjen në Tiranë makina inteligjente

Spektakël dhe goleadë, Shqipëria U-21 mposht thellë Austrinë

Spektakël dhe goleadë, Shqipëria U-21 mposht thellë Austrinë

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA