Ministria e Shëndetësisë ka raportuar pak minuta më parë shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 123 raste të reja, nga 857 testime të kryera.
Ministria konfirmon se pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, kanë humbur jetën nga Covid-19, 5 qytetarë. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin, një 56-vjeçar nga Cërriku, një 80-vjeçar nga Kurbini, një 82-vjeçar nga Elbasani dhe dy nga Tirana, një 68 dhe një 77-vjeçar.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5882 që nga fillimi i epidemisë.