IMA - InfoMedia Albania
IMA AWARDS
AUDITEL
#theSummerSong
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Pallati i Brigadave do të hapet për turizëm, menaxhimi i kalon një fondacioni sipas planit të ri

nga IMA Redaksia
2021/12/19
në AKTUALITET
Koha e Leximit: 4 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Pallati i Brigadave ose siç njihet Vila Mbretërore do të menaxhohet me një koncept tjetër duke e hapur atë plotësisht për turizëm.

REKLAMA

Në draftin e planit të menaxhimit të Pallatit të Brigadave qeverisë shqiptare parashikohet që kjo nismë të ketë në bazë konceptin e vetëfinancimit dhe në thelb zbatimin e këtij plani ta kenë në dorë një fondacion autonom.

“Ndërsa pasuria do të mbetet në pronësi të Qeverisë së Shqipërisë, Ministria e Kulturës, do të mundësojë zbatimin e programit të zhvillimit, i cili do të përmirësojë ndjeshëm mbrojtjen dhe promovimin e Kompleksit të Pallatit të Brigadave. Me strukturën e re të menaxhimit, do të kemi një rritje të vazhdueshme të stafit teknik, atij të shërbimeve si dhe administrativ, të cilët do të drejtojnë dhe monitorojnë të gjitha aktivitetit brenda këtij Kompleksi. Propozohet ngritja e një Fondacioni, ku anëtarë të jenë edhe përfaqësues nga Fondacioni, Ministria e Kulturës, , si edhe me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe autoritete akademike” thuhet në dokument.

I njëjti draft plan menaxhimi nënvizon se aktualisht pallati është i hapur për ceremoni të veçanta si dhe për grupe të organizuara por jo mirëfilli për turizëm të hapur dhe të vizitueshëm në çdo kohë. Duke argumentuar këtë model me modele të tjera menaxhimi në botë si Palazzo Pitti, Firence, Itali, Palazzo Strozzi, Firence, Itali, Versaja, Paris, Francë, Residenz München, Mynih, Gjermani, Ministria e Kulturës konstaton se ka nevojë urgjente ndërhyrjeje në disa pjesë të hapësirës për restaurime.

REKLAMA

“Ndërkohë që disa pjesë të Kompleksit të Pallatit të Brigadave, nga konstatimet e bëra, duhet të ndërhyhet me urgjencë me projekte restauruese, ku koha dhe mosha e pjesëve të ndryshme të tij, kanë bërë që të ketë probleme të lidhura me infiltrimin e ujërave apo me probleme të sistemeve të ndryshme inxhinierikë. Këto projekte tashmë duhet të reflektojnë ndërthurjen e pjesës së konservuar me inovacionet inxhinierike të përshtatura për funksionet e vjetra dhe të reja ne sit.

Qasja ndaj hartimit të Planit të Menaxhimit të këtij kompleksi është bazuar gjerësisht në mendimin se pasuri të këtij karakteri të trashëgimisë mund dhe duhet të jenë një faktor i rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të turizmit, jetës publike dhe kulturore, duke u kthyer edhe në një mekanizëm financiar zhvillimi e punësimit” thuhet në draft.

Historiku i Pallatit të Brigadave

Plani i menaxhimit të Pallatit të Brigadave ndalet në historinë e kësaj ndërtese dhe kompleksitetin që shoqëroi projekti.

“Pallati i Brigadave është një sit i jashtëzakonshëm i trashëgimisë kulturore në qytetin e Tiranës, fryt i arkitekturës së mrekullueshme të viteve 1930-40. Në të vërtetë Pallatit të Brigadave ka 3 emërtime të ndryshme, produkt i fashave historike që ai kapërceu ne fillesën e vet: 1) Vila Mbretërore, 2) Vila e Mëkëmbësit dhe 3) Pallati i Brigadave. Emërtimi “Pallat i Brigadave” është emërtimi i fundit i përdorur tashmë nga të gjithë dhe nuk lidhet aspak me funksionin primar për të cilin u projektua dhe u ndërtua. Ky emër u përdor gjatë periudhës së diktaturës komuniste, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe vjen për shkak të prezencës së Shtabit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar ne momentet e fundit të luftës në këtë kompleks.

Por historia e tij lidhet ngushtë me kërkesën e Ahmet Zogut për të pasur një Pallat dedikuar atij dhe familjes së tij. Ndaj që në Planin e Parë të zgjerimit të Tiranës në vitet 1925-27, të hartuar nga arkitekti italian Armando Brasini, kur Zogu ishte president, hidhet ideja e vendosjes së një Pallati Presidencial në fund të Bulevardit të Ri, i cili do të mbushte ballinën fundore të këtij Bulevardi, pra aty ku sot ndodhet Universiteti Politeknik i Tiranës.

Gjatë Planit të Dytë Rregullues të Tiranës, ne vitet 1928-1930, pas shpalljes së Monarkisë, me kompleksin fundor dedikuar Zogut u mor Florestano Di Fausto, arkitekti italian i cili sapo kishte realizuar ansamblin e ministrive dhe të Bashkisë së qytetit ne Sheshin Skënderbej. Kompleksi mbretëror përbehej nga 3 ndërtesa: Pallati Mbretëror, Vila e Princeshave dhe Vila Mbretërore. Kompleksi Mbretëror në volumetri dhe ne gjuhë arkitektonike ndryshonte nga ai i paraqitur më parë nga Brasini, nga i cili u mbajt vetëm ideja e pozicionit të këtij kompleksi. Gjuha arkitektonike e përdorur ishte e ngjashme me atë të ministrive ne Sheshin Skënderbej, pra një gjuhë neoklasike eklektike. Varanti i fundit i paraqitur prej tij mban vitin 1936.

Për shkak të financave të mëdha që kërkonte ky kompleks, Ahmet Zogu vendosi të ndërtojë fillimisht Vilën Mbretërore, pra atë që ne trashëgojmë. Zogu e sposton kompleksin mbretëror në fillim të vitit 1937 në majën e kodrës së Mulletit, me 1.2 km ne vijë ajrore në krahun lindor nga pozicioni ku Florestano Di Fausto e pat pozicionuar. Këtë herë Zogu ja beson projektin e tij Giulio Bertë, një tjetër arkitekt Italian prezent në Shqipëri, i cili në atë moment ishte eksponenti teknik më i lartë në Shqipëri në fushën e ndërtimit.

Në 1939-n pallati u transformua në Selinë e mëkëmbësisë së mbretit italian. Në vitin 1939 ndryshimi i vilës në seli të mëkëmbësisë solli një ndryshim në projekt.

Ndërtimi i pallatit u përfundua në vitin 1941 nga italianët, të cilët vendosën aty shtabin qendror të ushtrisë së tyre. Ndonëse i ndërtuar për mbretin shqiptar, Ahmet Zogu, pallati ka shërbyer si rezidencë mbretërore vetëm një herë, për një mbret italian, Viktor Emanuelin e III-të. Për gjithë periudhën tjetër, deri në largimin e italianëve nga Shqipëria, ai shërbeu si rezidencë shqiptare e Mëkëmbësit të Mbretit, fillimisht Jakomonit dhe më vonë gjeneral Parianit” thuhet në dokument./N.Maho

Burimi: monitor.al
Tags: Pallati i Brigadave
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Tesla, marka me rritjen më të lartë të vlerës në vitin 2021

Postimi Tjetër

Pse nuk duhet të shohim TV para gjumit? Një arsye është edhe shtim në peshë!

TË NGJASHME

AKTUALITET

Trazirat në Tiranë: Policia shoqëron 60 “huliganë” të lënduar 10 policë

Sonte në mbrëmje, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit "Air Albania" dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin...

nga Rezalt Justin Kasaj
Maj 25, 2022
AKTUALITET

Tirana në kaos nga huliganët, përplasen me policinë, dhunojnë kryeqytetin dhe terrorizojnë qytetarët

Dita e martë dhe e mërkura kur edhe do të luhet sfida mes Feyenoord dhe Romës në Tiranë për finalen...

nga IMA Redaksia
Maj 24, 2022
AKTUALITET

Përurimi i plazhit të parë plotësisht të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar

Sipas Censusit të vitit 2011 numri i personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri është përllogaritur të jetë 173.600 qytetarë....

nga IMA Redaksia
Maj 21, 2022
SHENDETI

Sonte flini me çorapët e lagura, efektin e vëreni ditëve në vijim

Për t'ia dalë të shmangni shumicën e sëmundjeve, sistemin imun duhet ta keni të fortë. Kur sistemi imun forcohet, organizmi...

nga IMA Redaksia
Pri 28, 2022
LIFESTYLE

E pazakontë: 40-vjeçarja ngec me kokë në tualet

Një grua duhej të shpëtohej nga zjarrfikësit pasi ra në një tualet ndërsa përpiqej të gjente celularin e saj që...

nga IMA Redaksia
Pri 28, 2022
LIFESTYLE

Brenda burgut ku të burgosurit varen vetëm dhe pa një vakt të fundit

Ekzekutimi i një burri malajzian të dënuar për trafik droge në Singapor dje (e mërkurë, 27 prill) ka vënë sërish...

nga IMA Redaksia
Pri 28, 2022
Postimi Tjetër
tv

Pse nuk duhet të shohim TV para gjumit? Një arsye është edhe shtim në peshë!

home alone

I reziston kohës. Ky është filmi më i preferuar i Krishtlindjeve!

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

kepi i tundimeve
Copy|Paste

E quan veten autore, por ja nga është marrë ideja e emisionit të ri ‘Kepi i Tundimeve’ nga Olsa Muhameti

nga IMA Redaksia
Qer 26, 2022
0

Këtë mbrëmje në emisionin 'Goca dhe Gra' e ftuar ka qenë Olsa Muhameti. Motivi i kësaj dalje në ekranin ku...

Lexo Më Shumë
Televizion

Big Brother VIP këtë vjeshtë në Kosovë në Klan Kosova dhe ArtMotion

nga IMA Redaksia
Qer 13, 2022
0

Edhe një nivel i zhvillimit televiziv në Klan Kosova dhe Art Motion – edicioni zyrtar i Big Brother për herë...

Lexo Më Shumë
tv klan
Televizion

Tv Klan blen të drejtat ekskluzive për 4 vjet të ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare

nga IMA Redaksia
Qer 9, 2022
0

Ndeshjet e Kombëtares shqiptare të futbollit do të vijnë ekskluzivisht në ekranin e TV Klan. Të gjitha përballjet e kuqezinjve...

Lexo Më Shumë
Televizion

Çfarë ndodhi? Bora Zemani largohet përfundimisht nga ‘Përputhen’

nga IMA Redaksia
Qer 3, 2022
0

Bora Zemani nuk do të jetë më prezantuesja e programit “Përputhen”. Burime për Kryefjala.com thonë se moderatorja e programit të...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bëhu pjesë e IMA!
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist