IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Pas Albi Nakos, komentuesit nuk kursejnë as Erjona Rusin që e mbështeti

by IMA Redaksia
2021/10/12
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Pas Albi Nakos, komentuesit nuk kursejnë as Erjona Rusin që e mbështeti

Video e koreografit Albi Nako që bullizon një nga fëmijët e spektaklit të kërcimit “T’ka mami yll”, për shkak të peshës, ka bërë xhiron e rrjetit këto ditë, e kjo jo pa arsye.

ADVERTISEMENT

Ai është kritikuar për bullizimin e hapur ndaj një konkurrenteje 8-vjeçare dhe raportit të saj me ushqimin, edhe nga personazhe të njohur të ekranit e showbizzit shqiptar.

Mirëpo, pas tij, rrjeti duket se i është ‘sulur’ moderatores Erjona Rusi, që është krah Albi Nakos në juri, e që jo vetëm nuk e kundërshtoi koreografin, por kishte të njëjtin ‘qëndrim’ me të, duke e pyetur vajzën nëse do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer.

Ndonëse nuk ka patur asnjë reagim deri më tani nga Albi dhe Erjona, në profilin e Erjonës kanë vërshuar komentet e ndjekësve, në një foto të 16 shtatorit, kur moderatorja njoftonte se do të ishte pjesë e spektaklit, për herë të parë si juri, pas 20 viteve karrierë. Në rreth 400 komente, pa dyshim më shumë se gjysma, janë reagime lidhur me videon e fundit, që ka trazuar rrjetin.

Shumë prej ndjekësve i komentojnë se 20 vite karrierë nuk i vlejnë për asgjë në një moment që i drejtohet një fëmije naiv në atë mënyrë. “20 vite karrierë? OK, po s’ke karrierë njerëzore së pari”, shkruan një prej ndjekësve, në komentin që numëron qindra ‘likes’. “Karrierë quan body-shaming të fëmijëve 8 vjeç mesa duket, karrierë quan bullizmin e hapur, jo vetëm para një studioje kërcimi, po para një programi që është i hapur për ta parë gjithë vendi”, shkruan një tjetër.

Një pjesë tjetër ndjekësish, pyesin moderatoren sesi do të ndihej nëse dikush do t’ia bënte këtë pyetje vajzës së saj. Ndërkohë, nuk mungojnë as ironitë në radhën e komenteve, si për shembull: “Të pëlqen më shumë të hash apo të prezantosh?”, ose “Ke ngrënë ndonjë gjë sot?”.

ADVERTISEMENT

Sakaq, disa të tjerë, shprehin çudi, sesi Erjona, “e vetëdeklaruar feministe”, dhe ‘avokate’ e të drejtave të njeriut, bën pikërisht të kundërtën e asaj që vetë ka kërkuar.“E di cili është detaji më tragjikomik në këtë histori? Që para pak kohësh intervistove një vajzë që në moshën 12-vjeçare kishte tentuar vetëvrasjen falë bullizmit”, i shkruan një ndjekëse Erjonës, referuar një interviste të mëparshme të saj.

Nuk e dimë, nëse Erjona ka dashur thjesht të kalojë me humor situatën, pas komenteve të Albi Nakos, mirëpo kurrsesi nuk duhej kaluar as me shaka e as me të qeshura. Duke qenë se prej vitesh, Erjona njhet si mbrojtëse e kauzave të lidhura me të drejtat e njeriut, duket se nuk ka një shpjegim për reagimin e saj…

Megjithatë, është pak, por e sigurt se të evidentosh një fëmijë prej një problemi fizik apo prej peshës nuk është e pranueshme askund, as në mjedise të ngushta private, e aq më tepër në telvizion, në një program që si fokus ka nxitjen e talentevë të fëmijëve. Ndonëse “dëmin” nuk e shlyen një kërkesë faljeje, pas gjithë kësaj ‘gjullurdie’, kjo do yë ishte ndoshta gjëja më e duhur që mund të bëjnë moderatorja dhe koreografi…

https://www.imalbania.com/wp-content/uploads/2021/10/1633959877034.mp4
Source: news31
Previous Post

Viti i albumeve! Artistët po na tregojnë se një këngë dhe një videoklip, nuk mjafton

Next Post

Dyshuan se ishte ‘gay’, Juli vendos të largohet nga “Për’puthen”

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Dyshuan se ishte ‘gay’, Juli vendos të largohet nga “Për’puthen”

Dyshuan se ishte ‘gay’, Juli vendos të largohet nga “Për’puthen”

U tha se do të hyjë sonte në Big Brother Vip por ja ku do e shohim Ema Andrean!

U tha se do të hyjë sonte në Big Brother Vip por ja ku do e shohim Ema Andrean!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA