IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Viti i albumeve! Artistët po na tregojnë se një këngë dhe një videoklip, nuk mjafton

by IMA Redaksia
2021/10/12
in MUZIKË
Reading Time: 4 mins read
A A
Viti i albumeve! Artistët po na tregojnë se një këngë dhe një videoklip, nuk mjafton

Zhvillimi gjithnjë e më i madh i teknologjisë, e kufizoi shumë publikimin e albumeve muzikore nga artistët në mbarë botë. Me YouTube, Spotify e shumë plarforma të tjera, lehtë të aksesueshme, sjellja e albumeve fizike siç ndodhte para disa vitesh “doli jashtë loje”. E sidomos në vendin tonë ku për një kohë të gjatë këngëtarët janë ankuar se publikimi i një albumi u shkakton shumë dëme financiare dhe se nuk ia vlen. Kjo vjen edhe si pasojë e një realiteti ku vlerat artistike dhunohen përditë dhe një numër i konsiderueshëm i figurave publike përqafojnë një sistem që nuk e vlerëson integritetin dhe ndershmërinë.

ADVERTISEMENT

Por, ekziston gjithnjë një zgjedhje. Së fundmi është kthyer në trend për artistët publikimi i disa këngëve në formë albumi ose album i shkurtuar i quajtur EP. ‘Extended Play’ do të thotë se një EP është më e gjatë se një këngë e vetme, por më e shkurtër se një album dhe është përqafuar gjerësisht nga artistët. Ato zakonisht përmbajnë 5-8 këngë dhe janë më pak se 30 minuta të gjata.

Vitin që lamë pas disa artistë shqiptarë sollën albume muzikore duke na falur ditë të bukur për muzikën shqiptare të gjithve. Por, lajmi i mirë është se “ky trend” vijoi edhe gjatë këtij viti dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur. Por, cilët janë artistët shqiptarë që kanë publikuar albume/ EP gjatë 2021 ose pritet t’i publikojnë deri në fund të vitit?

Elvana GJATA- Çelu

Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana u rikthye në muzikë, duke sjellë EP “Çelu” me 7 këngë që u kthyen menjëherë në hite dhe ende dëgjohen kudo. “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut” janë këngët e EP, për të cilin Elvana zgjodhi të bashkëpunonte me dy nga emrat më të mirë të muzikës, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov.

Elhaida DANI- Zanin

Këngëtarja e dashur shqiptare Elhaida Dani ka publikuar disa ditë më parë albumin e titulluar “Zanin”. Artistja mbajti një koncert në Tiranë për të prezantuar atë. Albumi përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”.

Dafina ZEQIRI- Dafinë moj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, solli albumin e saj të shumëpritur, “Dafinë Moj” më 1 tetor, si fizikisht ashtu edhe në platformat online. Albumi ka 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës: DJ Geek, Lyrical Son, MC Kresha, Elinel, Tuna, Argjentina Ramosaj, Ron, Lumi B dhe Buta. Kënga e parë e albumit mban të njëjtin titull, “Dafinë Moj” dhe është një duet me nënën e saj.

Arilena ARA- Pop Art

Arilena po ashtu ka gati publikimin e albumit e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj. Albumi mban titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet i plotë së shpejti! Deri tani ajo ka publikuar bashkëpunimet me Dafinën dhe Noizyn teksa shumë këngë të tjera “janë rrugës”.

View this post on Instagram

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Mozzik dhe Loredana- No rich parents

Loredana dhe Mozzik kanë lançuar në 24 shtator albumin e shumëpritur, të cilin ka kohë që e kanë paralajmëruar. Albumi mban titullin “No Rich Parents” dhe përmban 14 këngë, disa në gjermanisht, disa në shqip. Albumi erdhi si një rrëfim i gjithë problemeve, ndarjes, marrëdhënies së çiftit.

https://youtu.be/hCBTXR-o9us

Ronela HAJATI- Rron

Këtë vit Ronela Hajati është rikthyer fuqishëm në muzikë, pas disa kohësh pauzë. Ajo ka realizuar edhe albumin e parë, të quajtur “Rron”, këngët e të cilit po i publikon hap pas hapi. Para pak ditësh, ajo publikoj këngën e fundit ne titull “Leje”.

Aurela GAÇE

Aurela Gaçe gjithashtu po punon për albumin e saj më të ri. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë artistja duke postuar në Instagram para disa javësh një foto krah producentit Adrian Hila. “Pushimet mbaruan, puna rifillon atje ku e lamë.”, ka shkruar ajo duke mos zbuluar të tjera detaje. Mezi po presim!!

View this post on Instagram

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Yll Limani

Ylli Limani është një tjetër artist që ka nisur punën për albumin e ri. Artisti i njohur ka bërë të ditur së fundmi se edhe ai është në realizim të një projekti madhështor. Kështu ka lënë të kuptohet në bazë të një postimi të fundit të shpërndarë në InstaStory. “Mezi po pres që ju njerëz ta dëgjoni të gjithë albumin”, kanë qenë fjalët e tij. Megjithatë deri më tani nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër sa i përket këtij albumi.

MOZZIK

Jo, nuk e kemi ngatërruar emrin e Mozzik. Pas albumit në bashkëpunim me Loredanën, tani reperi ka bërë të ditur që është duke punuar në një album të ri solo. Mozzik ka treguar se për publikimin e tij fansat do të ju duhet të presin edhe pak. “2 orë pata kohë me ngu albumin e ri. Guri tamon qysh di unë.. Vec thash t’ju tregoj që edhe pak edhe pak, Lambziki”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e disa fotove.

ADVERTISEMENT

https://www.instagram.com/p/CU0cLMFjEEX

GETINJO

Ashtu si i vëllai, edhe Getinjo po punon për një album të ri. Ai ka zbuluar në rrjetet sociale se albumi mban titullin “Underrated”, por deri tani nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër.

https://www.instagram.com/p/CUKn9g8Mzaz

Source: News31
Previous Post

TIBO reagon ndaj akuzave të Digitalb për gjobitje dhe pirateri

Next Post

Pas Albi Nakos, komentuesit nuk kursejnë as Erjona Rusin që e mbështeti

TË NGJASHME

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë
MUZIKË

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë

RTSH ka zbuluar zyrtarisht 28 artistët dhe grupet që do të konkurrojnë në edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës....

by IMA Redaksia
Tet 9, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt
InfoMedia Kosova

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

“Akordet e Kosovës” rikthehet me edicionin e katërt në RTK, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe 20 këngëtarët që do të...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë
MUZIKË

Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë

Magjia ka nisur sërish. “Kënga Magjike 2026” hapi zyrtarisht më 13 shtator fazën e parë të konkurrimit, duke sjellë në...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare
MUZIKË

Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Bota e muzikës greke është në zi. Giorgos Mazonakis, një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të dashur të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”
MUZIKË

Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”

Pas suksesit të versionit origjinal, artisti dhe producenti Sergio Hajdini vjen për publikun me “Hey Si Je Ti (Rework)”, një...

by IMA Redaksia
Qer 19, 2026
Next Post
Pas Albi Nakos, komentuesit nuk kursejnë as Erjona Rusin që e mbështeti

Pas Albi Nakos, komentuesit nuk kursejnë as Erjona Rusin që e mbështeti

Dyshuan se ishte ‘gay’, Juli vendos të largohet nga “Për’puthen”

Dyshuan se ishte ‘gay’, Juli vendos të largohet nga “Për’puthen”

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA