IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

TIBO reagon ndaj akuzave të Digitalb për gjobitje dhe pirateri

by IMA Redaksia
2021/10/12
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
TIBO reagon ndaj akuzave të Digitalb për gjobitje dhe pirateri

Ditën e djeshme Digitalb përmes një kronike në edicionin kryesor në Top Channel ka akuzuar platformën “TIBO” si një “pirat” dhe duke pretenduar se ndaj kësaj shoqërie se janë vendosur dhe gjoba nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Ndërkohë, gjatë verës Digitalb njoftoi dhe shkëputjen e bashkëpunimit me kompaninë “TIBO” e cila akoma në bazë të kushteve kontraktuale vazhdon transmetimin e programeve të DGA deri në 1 Qershor 2022.

ADVERTISEMENT

Ditën e sotme TIBO ka nxjerrë gjithashtu një deklaratë duke argumentuar ndaj të gjitha akuzave që Digitalb, përmes Top Channel ka bërë për platformën OTT:

“Jemi njohur me deklaratën e ditës së hënë, datë 11 tetor, dhënë për Top-Channel – gjatë edicionit të lajmeve të orës 19:00, – nga drejtori i DigitAlb, Eglinor Ramaj, në lidhje me pretendimet e tij kinse “TiBO po piraton kanalet e DigitAlb” dhe se për këtë “është gjobitur”.

Të gjendur përballë këtij pretendimi dashakeq, dhe detyrimit që kemi ndaj audiencës sonë besnike, informojmë se çështja në fjalë qëndron krejt ndryshe.

Për transparencë të opinionit publik sqarojmë se DigitAlb, që gjendet në një situatë të paqëndrueshme financiare, ka nisur prej muajsh të sulmojë publikisht shoqërinë TiBO me pretendime të stisura, kjo për të zhvendosur vëmendjen nga menaxhimi i dobët që po u sjell atyre falimentin.

Çfarë po ndodh?

DigitAlb ka ndërprerë pa shkak, në mënyrë të njëanshme dhe të kundërligjshme kontratën 10-vjeçare të bashkëpunimit me TiBO-n, – 2019-2029. Ne i jemi drejtuar menjëherë gjykatës për:

Ndalimi i ndërprerjes së sinjalit sipas objektit të kontratës
Pagesë e penalitetit për prishjen e njëanshme të kontratës
“Edhe unë si sipërmarrës, jam rritur me ëndrrën Digitalb. Ne si sipërmarrës sollëm një risi që askush nuk e kishte në Shqipëri – TIBO-n, prandaj Digitalb u bë partner me ne, për këtë arsye kemi qenë partnerë këto vite.” – thotë z. Adnand Mahmuti, themelues dhe President i TiBO shpk.

“Duke konsideruar precedentët e kaluar kur Digitalb ka dëshmuar se është një partner jo i besueshëm dhe jo korrekt me abonentët, ne kemi nënshkruar një marrëveshje jo vetëm afatgjatë por edhe me garanci për abonentët tanë, garanci të cilën Digitalb sot e ka shkelur me të dy këmbët,” – vijon Presidenti i TiBO-s.

“Të gjendur në kushtet e një zgjidhjeje të njëashme të kundërligjshme dhe jashtë çdo lloj logjike biznesi, ne kemi paditur DigitAlb-in në Gjykatën e Tiranës dhe kemi besim se çështja do të zgjidhet në rrugë ligjore,” – tha më tej themeluesi i kompanisë TiBO.

Si qëndron çështja?

TiBO ka parapaguar detyrimet kontraktuale – deri në gjashtëmujorin e vitit 2022, – që i takonin nga kontrata dhjetëvjeçare e bashkëpunimit me DigitAlb, kontratë kjo që e shihte TiBO-n transmetues ekskluziv të përmbajtjeve të DigitAlb në platformën OTT të TiBO-s.

Gjoba e pretenduar:

Pavarësisht presionit mediatik dhe manipulimit të fakteve nga DigitAlb, nuk ka asnjë masë ndëshkimore ekzekutive ndaj TiBO-s. Kjo sepse TiBO është përgjigjur me fakte reale, të provuara.

Përveç kësaj, ligji parashikon që asnjë institucion tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrëveshje që është duke u gjykuar në gjykatë.

Pse këto stisje ndaj TiBO?

DigitAlb ngre pretendime të stisura për “vjedhje buxhetit të shtetit” apo “konsumatorit” për të mbuluar mungesën totale të përgjegjësive kontraktuale me bashkëpunëtorët që i lë në baltë. Nuk është hera e parë që kjo kompani ndërpret në mënyrë të njëanshme kontratat duke tradhtuar audiencën apo besueshmërinë e krijuar në treg ndaj markës.

Me këtë qasje, ndër vite DigitAlb, ka humbur të drejtat për transmetimet e eventeve të shumë-kërkuara nga shqiptarët si Champions-League, Premier-League, La Liga, dhe së fundmi Serie-A-në.

Ngjashëm ishte dhe çështja me TV Klan, FSHF apo transmetues të tjerë dhe në të gjitha këto raste ata që janë lënë në baltë nga DigitAlb kanë qenë abonentët.

Pse audienca duhet të zgjedhë TiBO-n?

ADVERTISEMENT

TiBO mbetet e përkushtuar si në fillim për t’u sjellë publikut shqiptar prodhimet mediatike përmes qasjes më në pararojë të teknologjisë. Sikurse edhe ish-bashkëpunëtori ynë DigitAlb e vlerëson në kronikën e Top-Channel, TiBO është një nga kompanitë që ka sjellë risi në mënyrën e transmetimeve dhe do të vijojë me të njëjtin përkushtim të ofrojë besueshmëri për ofertat dhe përmbajtjen e saj.

“Përgjigja ime në lidhje me kronikën e sotme të dhënë nga Top-Channel, dhe deklaratën e administratorit të radhës në DigitAlb, së bashku me stisjet dhe të pavërtetat e radhës, është detyrim për abonentët dhe partnerët tanë, të cilët kanë të drejtën të dinë të vërtetën. Më vjen keq për këtë shëmti të servirur nga një media e cila kërkon ende të na bëjë të besojmë se ka interesa madhore siç duhet t’i ketë realisht një e tillë. Ne i sigurojmë abonentët tanë të cilët kanë parapaguar shërbimet e TIBO se do t’i marrin ato deri në fund,” – zotohet Presidenti i TiBO-s.

Të zgjedhësh TiBO-n është zgjedhja e duhur!”- përfundon deklarata.

Previous Post

Zbulohet vaksina kundër koronaviruseve

Next Post

Viti i albumeve! Artistët po na tregojnë se një këngë dhe një videoklip, nuk mjafton

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Viti i albumeve! Artistët po na tregojnë se një këngë dhe një videoklip, nuk mjafton

Viti i albumeve! Artistët po na tregojnë se një këngë dhe një videoklip, nuk mjafton

Pas Albi Nakos, komentuesit nuk kursejnë as Erjona Rusin që e mbështeti

Pas Albi Nakos, komentuesit nuk kursejnë as Erjona Rusin që e mbështeti

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA