Në episodin e sotëm të “Përputhen”, Efi, ka patur mundësinë të zhvillojë një takim 4 minutësh me një nga djemtë.
Efi ka zgjedhur që këtë takim ta ketë me Bashkimin. Pas gjithë atyre që kanë ndodhur me Alvisën, Bashkimi ka vendosur të refuzojë takimin duke u shprehur se nuk është në gjendje të mirë dhe ka nevojë për qetësi që të qartësojë situatën e tij dhe të dalë në një konkluion me rrugëtimin e tij në Përputhen.
Por Efi nuk e ka pritur aspak mirë këtë refuzim dhe e ka pasqyruar edhe me mimikën e saj. E pyetur nga Bora për reagimin ajo është shprehur se në fillim nuk e priti mirë por pasi Bashkimi sqaroi arsyen tregon se është mëse e mirëkuptueshme pse e refuzoi./