Dashuria me kanalin Ora News ka zgjatur shumë pak për t’u quajtur e suksesshme për moderatoren e njohur Fjodora Fjora. Prej vitesh shkëputi suksesin me “Chic Plus” nga ekrani i Vizion Plus për të vazhduar nga shtatori një program të ri, të ngjashëm me të parin, “Culture Box”. Por, me fillimin e këtij viti ka mbaruar edhe marrdhënia e punës me këtë kanal.
Fjodora i rikthehet sërish dashurisë së vjetër të “Chic Plus”, kësaj radhe në kanalin “News 24”, ku nga 20 janari do të vij çdo të martë në acces prime time me një buqetë të rikonceptuar të këtij programi. Gjithçka nga kultura, moda e show biz-i të përmbledhura në një, “Chic Plus”.
IMA / S. Dema