Pas Sokol Ballës, një tjetër komponent i departamentit të lajmeve largohet nga Top Channel

Largimi i papritur i Sokol Ballës nga Top Channel nuk është i vetmi nga departamenti i lajmeve në këtë televizion.

Pas shkarkimit të Drejtorit të Informacionit Balla, një tjetër personazh i rëndësishëm për këtë televizion është larguar nga detyra.

Producenti ekzekutiv i lajmeve, Enkeled Llanaj është larguar nga ky post.

Llanaj ka qenë gazetar në këtë televizion që nga dita e parë e transmetimit, por siç duket e njëjta arsye që çoi shkarkimin e Ballës, mund të ketë qenë edhe për Llanajn.

Vjollca Hoxha i kërkoi Ballës të sulmojë hapur kryeministrin, por ai nuk ka pranuar.

loading...

KOMENTO