Kanë përfunduar xhirimet e serialit Friends: The Reunion. Njoftimi është bërë në të gjitha rrjetet sociale të serialit. Me sa dimë nuk do të jetë një super episod, por një episod special në të cilin do të shohim përsëri gjashtë yjet e Friends së bashku. Episodi do të jetë i disponueshëm në platformën streaming HBO Max.
Xhirimet e episodit të ribashkimit të gjashtë protagonistëve të Friends, u shtynë vitin e kaluar për shkak të Covid, por tashmë duket se gjithçka ka përfunduar me sukses.
Njoftimi u bë në profilin e sitcom në Twitter, Instagram dhe Facebook.
Në postimin shkruhet: “Mbaruam, jeni të lirë të gjithë. A mund të jemi më të lumtur? Friends: Reunion po vjen në Hbo Max “, shërbimi i transmetimit të videove në SHBA me i WarnerMedia Direct. Ajo që do të shohim nuk do të jetë një super episod i vërtetë, por përkundrazi një ribashkim mes protagonistëve të vjetër të serialit: Jennifer Aniston, në rolin e Rachel Green; Courteney Cox, interpretuese e Monica Geller; Lisa Kudrow, Phoebe Buffay i serialit; David Schwimmer si Ross Geller; Matt LeBlanc luan Joey Tribbiani dhe më në fund Matthew Perry, aktorin e Chandler Bing.
View this post on InstagramADVERTISEMENT
Episodi do të transmetohet së shpejti në platformën streaming HBO Max, e cila më 22 shkurt 2020 njoftoi ribashkimin e shumë pritur të aktorëve të “Friends”. Reunion duhej të debutonte në internet majin e kaluar. Pastaj ardhja e pandemisë dhe kufizimet që rezultuan hodhën në erë gjithçka. Kanë kaluar gati 20 vjet nga 6 maji i 2004, dita në të cilën u transmetua episodi i fundit i “Friends”. Sitcom u transmetua në rrjetin amerikan NBC nga 1994 në 2004.








