Disney + është duke zhvilluar “Save our squad”, një seri e re argëtuese factual në të cilën do të shohim David Beckham të kthehet në fushat e futbollit në Londrën Lindore, ku ai luante kur ishte i ri.
Këtu ai do të mentorojë një ekip të ri amator që po përpiqet të japë kthesë ecurisë në futboll. Beckham, ekipi dhe menaxheri i tyre do të fillojnë një udhëtim për rritjen dhe transformimin e lojtarëve.
“Është fantastike të nxjerr në pah futbollin amator, i cili më dha aq shumë në fillim të jetës sime si lojtar,” tha Beckham. “Kam qenë me shumë fat që kam një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si lojtar dhe, tani kam mundësinë të sjell përvojën time në këtë ekip si mentor është me të vërtetë e pabesueshme.”