Viti që lamë pas ka sjellë në vemendjen e publikut shumë personazhe të njohur dhe të panjohur që falë angazhimeve të tyre apo historive personale dhe sukseseve të arritura janë bërë pjesë e televizionit dhe përditshmerise tonë. Aktor, këngëtar, balerin, politikan, shkrimtar, prezantues, moderator, gazetar, sportist, janë disa nga profesionet e 25 personaliteteve që Info Media Albania ka klasifikuar si personazhet që kanë lënë gjurmë në vitin 2014.
Alban Skënderaj
Emri i tij mjafton vetëm të përmendej këtë vit dhe të gjithë do të këndonim këngët e tij. “24 orë”, kënga e tij në bashkëpunim me Young Zerka në pak orë u shëndërrua në hitin e veres që lam pas. Një këngëtar i cili përveç punes dhe pasionit di të shpërblehet edhe nga publiku. Mbas 10 viteve në skenë Alban Skënderaj më në fund këtë vit ju dhuroi fansave të tij një koncert recital në titullin “Tingujt e ditarit tim” që theu rekord audience. Me një pjesëmarrje të madhe dhe shitjen e biletave brënda pak orësh rikonfirmoi edhe një herë suksesin e Albanit si këngëtar.
Young Zerka
Një fenomen I vitit që po lam pas. Rekord audienc dhe shumë i dashur për publikun. Viti 2014 ka qën kulmi i suksesit për këngëtarin shqiptar që këndon reggae. Mbas shumë këngëve dhe bashkëpunimeve të shumta me emrat më në zë të muzikës si: Alban Skënderaj, Dhurata Dora, Aurela Gaçe e shumë emra të tjerë dëshmojnë se Zerka është një virus pozitiv që ka mbërthyer artistët e mëdhenj për të bër hite që infektojnë publikun. Këtë vit ai ka realizuar 2 bashkpunime me Dhurata Dorën dhe vitin ai e mbylli si një kampion përkrah Aurela Gaçes në festivalin “Kënga Magjike 2014” me çmimin e madh me këngën “Pa Kontroll”
Aurela Gace
Këngëtarja e super hiteve, e pa kontrollueshmja Aurela Gace, këtë vit që lam pas ka mbajtur pesh publikun e Tiranës çdo fundjavë, duke na dëshmuar se mosha nuk është penges për të dhe profesionin e saj pa zhgenjyer asnjëherë publikun. Një diva e muzikës shqiptare, edhe pse ajo nuk preferon të cilësohet si e tillë, mbetet një nga personazhet më infuent të vitit.
Bleona
E përfolura e këtij viti, Bleona Qereti, këngëtarja e njohur shqiptare duket se këtë vit ka arritur të prek ëndrrën e saj amerikane. Pjesë e cast-it në reality show-n “Euros of Hollywood”, Bleona ka arritur të njihet më gjerë për publikun dhe industrinë muzikore amerikane. Pjesëmarrja dhe paraqitja e saj në American Music Awards këtë vit e ka shëndërruar atë në personazhin më të komentuar jo vetëm në Amerikë por në të gjithë globin.
Besa Kokdhima
Padyshim viti 2014 ka qënë viti më produktiv i artistes. Shumë këngë dhe videoklipe për të. Në të katër stinët e vitit nuk kishte këngë të Beses qe mos shëndërrohej ne hitin e sezonit. Jo një por dy hite verore me dy bashkëpunime të suksesshme ai me Dr.Mic, “ZejEmër” dhe me producentin gjerman Gmd Babydave, “Arabia”. Dhe për të mbyllur më së miri vitin ajo ka ripropozuar edhe këtë vit një album të dytë më këngë për festata e fundvitit.
Kida
Një artiste e re po që po korr sukses pa ndalur. Në vitin 2014 ajo do mbahet mend gjatë për këngët e saj “Rikthejm na” me Mc Kresha, “O’najr” që u bënë hite në pak kohë. Një emër që pëlqehet shumë nga të rinjtë dhe jo vetëm. Shumë artista të mëdhenj e kan zili stilin dhe mënyrën se si ajo këndon dhe paraqitet në skenë. “Mke Rrejt” është kënga e saj më e re që po njeh të njëjtin sukses si paraardhëset.
Ballist Morina
Sa herë lakohet ky emër na vjen ndërmend droni që fluturoi në mes të stadiumit të Beogradit. Ballist Morina është personazhi i cili na bëri krenar me ndërmarrjen e tij në lëshimin e një mesazhi që zgjoi edhe njëherë ndjenjën nacionaliste të shqiptarëve përpara syve të të gjithë botës.
Klaudia Pepa
Prima balerina e televizionit Klan, Klaudia Pepa, një vajzë energjike dhe shumë e dashur për publikun, pas një karriere të suksesshme në Shqipëri këtë vit është bërë pjesë e talent show-t “Amici”, programit italian më të ndjekur nga Maria De Filippi ku po tregon edhe njëherë talentin shqiptar, pas emrave si Kledi Kadiu, Ilir Shaqiri, Ambeta Toromani, Klajdi Selimi etj.
Blendi Fevziu
Një ndër gazetarët më të mirë të momentit. Drejtues i emisionit më të suksesshëm politik “Opinon”, vitin që lamë pas erdhi me botimin e librit “Ahmet Zogu” që theu rekorde shitjesh që në ditët e para të publikimit, duke ndjekur suksesin e best seller-it “Enver Hoxha”, një libër që ende ngjall interes dhe është fitues i disa çmimeve.
Artur Cani
Një emblemë e njëzetvjeçarit të fundit në gazetarinë investigative. Viti që lamë pas do të mbahet mënd për ndërrmarjet e tij të guximshme kundrejtë aferave korruptive të sistemit. Denoncimet e vazhdueshme në emisionin e ri investigativ “Kaktus” në News 24 rrezikuan deri me jetë gazetarin me një tentative për atentat me bombë. E megjithate misioni i tij vazhdon dhe mbetet për t’u përgëzuar.
Sajmir Tahiri
Ministri i Brëndshëm i Republikës së Shqipërisë, Sajmir Tahiri, është padyshim njeriu me më ndikimin për vitin 2014. Rendi, siguria dhe serioziteti i tijë në pak muaj ngriti shumë lartë disa rregulla që në këtë vend ishin shkelur me kohë. Një ndër minsitrat më puntor që kabineti i qeverisë Rama ka, i vlerësur për përkushtimin dhe zbatimin me rigorozitet të ligjit. Një baba i përkushtuar dhe me një karrier të pasur dhe të pastër politike mbetet një nga figurat më të dashura nga populli nga sfera politike.
Ben Blushi
Ben Blushi një politikan, shkrimtar, publicist me një karrier të pasur artistike. Këtë vit ai u vlerësua me çmimin “European Union Prize of Literature” me librin “Otello Arapi i Vlorës” në panairin e librit në Frankurt “Frankfurt Book Fair”, si i pari autor shqiptar që nderohet me një çmim të tillë prestigjozë. Një trofe, që sipas rregullave të vendosura, i jep të drejtë autorit për përkthimin e veprës së tij në 3-4 gjuhë të BE-së.
Lorik Cana
Nuk kishte se si të mos ishte në këtë listë. Përtej çdo suksesi në karrierën futbollistike, Loriku ishte heroi i ndeshjes kundër Serbisë, duke bërë sërish krenar me forcën dhe dashurinë për kombin të gjithë shqiptarët.
Ornela Bregu
Ornela Bregu rikthehet në televizion mbas disa viteve mungesë me progamin “E Diell” në Top-Channel përkrah Alban Dudushit. Energjike dhe shumë e dashur për publikun falë aftësive të saj komunikative Ornela bëhet pjesë e kësaj listë personazhesh për të cilën na kishte marrë malli.
Dr. Flori
Kompozitori dhe këngëtari, Dr. Flori është një emër i madh që la gjurmë në historinë e muzikës shqiptare. Viti 2014 ishte nuisur për të si një viti i suksesit por nuk u mbyll i tillë. Ai u nda nga jeta në 17 nëntor 2014 duke lënë në mes endrrën e tijë muzikën ajo që i jepte frymëzim. Një artist që nuk bënte kompromis për asgjë duke dalë hapur edhe kundrejtë sistemit dhe bindjeve të tija politike. Largimi i tij i parakohshëm ka lënë një boshllëk në muzikën shqiptare.
Romela Begaj
Peshëngritsja shqiptare e cila na ka bërë krenar çdo herë ku ka ngritur flamurin shqiptar në vitin 2014 arriti kulmin e suksesit me shpalljen kampjonia e botës në këtë sport. Një rezultat historik për Shqipërinë ku për herë të parë një femër shqiptare shpallet kampione bote në sportin e peshngritjes.
Daniel Godelli
Një sportist i ri por i talentuar shqiptar në peshëngritje. Ai u shpall kamipon bote në peshngritje duke sjell edhe ai si Romela Begaj medaljen e art në Shqipëri.
Majlinda Kelmendi
Këtë vit sportistët shqiptarë kanë shkëlqyer në arrenat e huja. Edhe një yll tjetër i sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer në sportin e xhudos. Shqiptarja nga Kosoava është shpallur këtë vit kampione bote në sportin e xhudos duke marrë medaljen e artë në peshën 52 kilogramë. Ajo është vlersuar edhe me çmime të tjera i fundit është ai i dorëzuar nga fondacioni Dritan Hoxha.
Vace Zela
Artistja e popullit dhe nderi i kombit Vaçe Zela i dha lamtumiren e fundit popullit të saj. Ajo është ndarë nga jeta duke lënë pas një trashëgimi në historinë e muzikës shqiptare. Ky vit do mbahet mend nga të gjithë për humbjen e bilbilit të popullit.
Ermal Mamaqi
Aktori, këngëtari, show men-i, Ermal Mamqi është një nga ato personazhe me impakt tepër të madh tek publiku. Fitues i çmimeve “Personazhi Mashkulli i vitit” dhe “Personazhi Social” në IMA Awards 2014 nga viti që lamë pas është pjesë e përjavshme e televizionit shqiptar me programin “6 ditë pa Ermalin” në T Plus, njv format që ka thyer rekorde shikueshmërie në televizionin digital.
Elsa Lila
Viti 2014 mund të konsiderohet edhe rikthimi i këngëtares Elsa Lila në ekranin shqiptar. Pas disa viteve që kishte munguar në skenat shqiptare rikthehet në jurinë e “The Voice of Albania”. E ëmbël si gjithmonë me shije të holla në muzikë, Elsa vazhdon ta bëjë për vete publikun shqiptar.
Sonila Meço
Padyshim është figura e parë e ekranit të Agon Channel, por kur bëhet fjalë për suksese Sonila i ka thyer kufijtë. Prezantuese e shumë emisioneve televiziv si “Dita e Shtatë”, Kontrata etj, tashmë me një program të sajin, tenton të thyej rekorde edhe në ekranin më të ri italian, Agon Italia. E para shqiptare e cila hyri në shtëpitë e Italianëve me programin “La Fortuna fa 90”.
Agron Llakaj
Artisti i madh i humorit shqiptar, Agron Llakaj është një ndër personazhet që ka lënë gjurmë këtë vit. Me një karrier të pasuar Agroni ka qënë protagonist i dhjetra roleve të bukura në Vizion Plus në emisionin e tij “Al Pazar“, por në vitin që lamë pas ai do të mbahet mënd për pjesëmarrjen e tij si i ftuar në një program shumë të ndjekur në televizionin grek ANT1.
IMA / G. Qerimi / N. L.
Me vjen mire qe mer persiper te tregosh figurat evitit 2014 por kam pershtypjej qe duhej filluar nga gjigandja Vace zela e pastaj me te tjeret ,
Qofsha gabim ………
E miratoj ne pergjithesi listen e me te shquarve te vitit qe kaloi, po me cudit futja ne te te Ermal, Mamaqit, Sonila Meco, Ornela Bregu, e per me turp Bleones qe na turperoi si komb ne bote,lexoni talljet e amerikaneve.
Po Sonila Meco ,Ermal Mamaqi, pale Ajo pocaqia qe na turperoi ne bote ,Bleona,c’hyjne te njerezit qe lane gjurme ne 2014?