Më 14 shtator nis zyrtarisht viti i ri shkollor për nxënësit e sistemit parauniversitar, të cilët duhet të ndjekin disa rregulla të reja nga momenti që hyjnë në godinën e shkollës.
Ja plani i qeverisë si do zhvillohet mësimi:
-Çdo shkollë do të fillojë mësimin
-Matet temperatura në hyrje
-Maska nga klasa e parë në të pestë është e rekomandueshme dhe jo e detyrueshme. Pas klasës së 5 është e detyrueshme që të mbahet në çdo moment gjatë qëndrimit në shkollë.
-Përdoret dezinfektanti para hyrjes në derë
-Qëndrimi në korridore nuk lejohet, vetëm për arsye personale
-Është shtuar numri sanitareve për pastrim bankash e klasash menjëherë, pas mësimit
-Ndërkohë dhe Bashkitë marrin masa për dezinfektimin total 2 herë në javë të çdo shkolle
-Çdo kat ka një përgjegjës
-Mësuesi dhe nxënësi ruan distancën 2 metra
-Distanca mes bankave apo nxënësve duhet të jetë 1.5 metra
-Në çdo kat ka dezinfektant
-Në çdo kat ka postera informues
-Në një bankë qëndron vetëm një nxënës
-Në shkollat që kanë mbingarkesë nxënësish, mësimi do bëhet me 2 ose 3 turne dhe mësimi për çdo lëndë do të zgjasë 30 minuta
-Mësimi jepet njëkohësisht edhe online nga klasa 1-12
-Buxheti i mjaftueshëm për shtimin e mësuesve
-Është bërë riorganizim i planit mësimor, dy javët e para ripërsëritje mësimore online
[pdf-embedder url=”https://www.imalbania.com/wp-content/uploads/2020/09/21-Gusht-2020-ISHP-Udhezim-Mbi-kujdesin-dhe-masat-anti-COVID-19-ne-strukturat-arsimore.pdf” title=”21 Gusht, 2020 – ISHP, Udhëzim, Mbi kujdesin dhe masat anti-COVID-19 në strukturat arsimore”]








