“Portalet” vdesin para kohe Nexhmije Hoxhën, ja reagimi i familjes

Ditën e sotme në media u përhap lajmi i pavërtetë se gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha ka ndërruar jetë. Lajmi u përhap me shpejtësi nëpër portale duke sjellë konfuzion.

Diell-online.al shkoi në shtëpinë e Nexhmije Hoxhës për të mësuar se si qëndronte e vërteta mbi shëndetin e saj. Zonja Hoxha nuk pranoi të fliste por ne morëm një prononcim nga vajza e saj, Pranvera, e cila u shpreh se nuk kishte qënë në dijeni të lajmit dhe se sëbashku me nënën e saj ndodheshin në shtëpi duke ngrënë darkë.

“Zonja Hoxha është shumë mirë dhe gëzon shëndet të plotë. Nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor dhe nuk janë aspak të vërteta lajmet që është sëmurë apo është shtruar në spital”- ka pohuar Pranvera Hoxha.

E pyetur nëse mund të kishim një prononcim të Nexhmijes, Pranvera tha se:” Nuk dëshiron të flasë për asnjë gazetar dhe nuk do të takojë asnjë njeri. Ju siguroj se Nexhmije Hoxha  gëzon shëndet të plotë dhe tani jemi duke ngrënë darkë”.

Ndërkohë më poshtë, disa pamje nga shtëpia e Nexhmije Hoxhës e cila ndodhet në Laprakë, pranë sheshit ‘Shqiponja’. Një ndërtesë e vjetër dy katëshe , e pandriçuar ku Nexhmija po kalon ditët  e mbetura të jetës së saj.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.