Syri.net ka siguruar matjet e audinecës televizive në Shqipëri gjatë ditës së shtunë dhe ajo që bie në sy është se mbrëmja e të shtunës ka shënur ndoshta një rekord absolute sa i takon ndjekshmërisë së një programi të ri.
Bëhet fjalë për produksionin e TV Klan “Xing me Ermalin”, i cili është edhe emisioni i ri dhe puntata e parë e moderatorit Ermal Mamaqi. Sipas të dhënave të Telemetrics rezulton se emisioni ka arritur kulmin sidomos gjatë intervistës 60 minutëshe të ish kryeministrit Berisha i cili ka bërë një rrëfim ndryshe, por duke mos anashkaluar kurrë kjo edhe në përgjigje të ngacmimeve të moderatorit Mamaqi sa i takon konstekstit politik.
Sipas këtyre majteve rezulton se nga ora 21:00 deri në orën 23.00, kohë kur ka zgjatur edhe emisioni “Xing me Ermalin”. TV Klan ka shënuar 78.2% të shikueshmërisë ndërsa dy televizionet e tjera gjeneraliste Top Channel dhe Vizion Plus ka ndarë sbashku dicka më pak se 25% të audiencës.
Më poshtë shikoni edhe tabelat e plota të audiencës përgjatë ditës së shtunë, ku bie në sy interesi i lartë sa i takon momentit kur në ekran po transmetohej intervista e ish-kryeministrit Berisha.













