Kristen Stewart dhe Robert Pattinson mund ti rikthehen roleve të Bella Swan dhe Edward Cullen në filmat e rinj të sagës Twilight. Lajmi është konfirmuar nga Patrick Wachsberger, një nga dy presidentët e këshillit administrativ të Lionsgate, kompania që ka prodhuar franchise-in e bazuar në romanet e Stephenie Meyer. Wachsberger ka thënë se ata janë të gatshëm për të realizuar filma të por gjithçka varet nga shkrimtarja nëse ajo do të përqafojë idenë për të vazhduar historinë e dy personazheve të Twilight, një prej filmave që ka arritur një sukses në kinemanë botërore me shifra rekord. Kujtojmë se episodi i fundit i sagës, The Twilight Saga: Breaking Dawn Part 2, ka arkëtuar në të gjithë botën gati 900 milionë dollarë. Lionsgate ka prodhuar gjithashtu serialin Hunger Games dhe Divergent.
Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...








