Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon informacion zyrtar midis kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis mbi çështjen e detit.
Presidenti gjithashtu kërkon informacion mbi qëndrimet e qeverisë shqiptare për këtë çështje.
Debati për çështjen e detit u rikthye për shkak të deklaratave të kryeministrit greke se vendi i tij do të zgjerohej në detin Jon edhe me gjashtë milje.
Qeveria shqiptare ka deklaruar në vijimësi se zgjerimi nuk prek hapësirën detare shqiptare dhe se zgjerimi me 12 milje është e drejtë e çdo shteti në ujërat kontinentale.
Kujtojmë këtu se kreu i qeverisë greke, deklaratat për zgjerimin në Jon i bëri më 26 gusht në parlament.
Fjalimi i Mitsotakis u mbajt në të njëjtën ditë kur Parlamenti ratifikoi marrëveshjet detare me Italinë dhe Egjiptin të firmosura gjatë javëve të fundit.
Duke u nisur nga përplasja me Turqinë për shelfin kontinental të ishullit Kastelorizo, Mitsotakis u shpreh: “Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë“.