IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Problem ‘fikja’ e analogut; vetëm në Tiranë do duhen 750 mijë marrës

by IMA Redaksia
2016/11/20
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Problem ‘fikja’ e analogut; vetëm në Tiranë do duhen 750 mijë marrës

Flet Henri Muça, Drejtor Teknik i TVSH-së

ADVERTISEMENT

Sipas strategjisë që është ndërtuar në vitin 2013, rrjeti që TVSH-ja është duke ngritur do të mund të mbartë edhe kanalet lokale private, që do të paguajnë një shumë të caktuar, e cila përcaktohet nga AMA dhe nga TVSH, pohon Henri Muça, Drejtor Teknik i TVSH-së. Sipas tij,për zonat e thella, ku është e pamundur të investohet me të tilla teknologji, TVSH-ja do të bëjë të mundur që të ofrojë shërbim satelitor (2 kanale).

Çfarë parashikohet të sjellë procesi i dixhitalizimit për konsumatorët?

Për publikun dhe shikuesin e televizionit publik, kjo do të nënkuptojë rritje të cilësisë transmetuese dhe një gamë më të gjerë të programeve. Operatori publik ka rreth 59 pika transmetuese, si dhe dy grupe kanalesh që kanë qenë frekuenca analoge dhe janë kthyer në multiplekse. Numrin e kanaleve e përcakton AMA, por mund të llogarisim mbi 15 kanale për frekuenca analoge. TVSH-ja ka dy të tilla që do të mbulojnë të gjithë territorin e Shqipërisë. Aktualisht jemi në fazën kur po mbyllim me allotmente Tiranën dhe Durrësin (11 ishuj numerikë) që do të shërbejnë si platforma për televizionet private rajonale dhe lokale. Nga ana e saj, TVSH do të mbajë një frekuencë kombëtare (konsiderohet si një ishull i madh) ku do të transmetohen kanalet e TVSH-së. Nuk do të ketë më kanalet: 1, 2, satelitorë etj., por do të jetë një platformë e vogël kanalesh pa pagesë, që do t’i vihen në dispozicion publikut shqiptar me zhanre të ndryshme, që do të vendoset nga një bord i specializuar.
Sa i përket cilësisë në transmetim, dy kanale do të jenë Full HD.
TVSH do të ketë tre kanale gjeneraliste që do të renditen në marrës me numrat 1, 2, 3.
Sipas strategjisë që është ndërtuar në vitin 2013, rrjeti që TVSH-ja është duke ngritur do të mund të mbartë edhe kanalet lokale private, që do të paguajnë një shumë të caktuar, e cila përcaktohet nga AMA dhe nga TVSH.
Për zonat e thella, ku është e pamundur të investohet me të tilla teknologji, TVSH-ja do të bëjë të mundur që të ofrojë shërbim satelitor (2 kanale).

ADVERTISEMENT

Cilat janë vështirësitë që ju po hasni për zbatimin e këtij procesi?

Pjesa më e madhe e vështirësive kanë të bëjnë me terrenin, i cili është malor, e po kështu edhe pronësinë. Janë procese që do të duhet të marrin kohën e tyre për zbatim.

A ka një afat të përcaktuar për TVSH-në?

Ne duhet ta përfundojmë nga muaji nëntor, por si TVSH kemi një problem të rëndësishëm që ka të bëjë me fikjen e analogut.
Nga ana tjetër, tregu në Shqipëri nuk ka marrës dixhitalë DVB-T2. Sipas një studimi që ne kemi bërë, përveç 90,000 marrës që do të shpërndahen nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, vetëm në Tiranë numërohen rreth 500,000 familje, që kanë të paktën një televizor (koeficienti i INSTAT e jep këtë shifër në mbi 1.5) e për të cilët do të duhen rreth 750,000 marrës.
Një tjetër problem është penetrimi i marrësve DVB–T2, që janë shpërndarë në numër të pakët në treg, e ku numërohen në rreth 30,000. Kjo e bën shumë të vështirë fikjen e analogut. Kjo do të thotë se në momentin që ne e fikim, atëherë do të mund të shikohemi vetëm nga 7-8% e popullsisë. Duhet të mbajmë në konsideratë që të gjitha frekuencat janë në varësi të njëra–tjetrës. Ka edhe një periudhë që quhet ‘simulcast’ ku do të lejohet ekzistenca e rrjeteve analoge dhe atyre numerike dhe që është parashikuar të zgjasë rreth një muaj. Por, fikja e menjëhershme e transmetimeve analoge nuk është e mundur, pasi nuk lejon bërjen e provave, nuk iu lë kohë as individëve që të kalojnë nga njëri transmetim në tjetrin. E kjo nuk vlen vetëm për TVSH-në, por edhe për operatorët e tjerë.
Zgjidhja e këtij ngërçi do të varet nga tregu, i cili do të duhet të mbushë këtë ‘boshllëk’, sepse kjo është çështje kërkesë – oferte

Tags: digjitalizimi
Previous Post

Digjitalizimi: Televizioni i së nesërmes, kush fiton e kush humbet

Next Post

Ledion Liço dhe Sara Hoxha organizojnë baby shower

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Ledion Liço dhe Sara Hoxha organizojnë baby shower

Ledion Liço dhe Sara Hoxha organizojnë baby shower

Histori, emocione dhe të qeshura sot në “Kam Një Mesazh për ty”

Histori, emocione dhe të qeshura sot në "Kam Një Mesazh për ty"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA