IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Projekt për Aksesueshmërinë për Personat me Aftësi të Kufizuar në Bashkinë e Matit

by IMA Redaksia
2020/11/03
in AKTUALITET
Reading Time: 5 mins read
A A
Projekt për Aksesueshmërinë për Personat me Aftësi të Kufizuar në Bashkinë e Matit

Një shkrim nga Alma Kola, Burrel

ADVERTISEMENT

 

Përshëndetje Suela! Le ta nisim intervistën me raportin e monitorimit mbi aksesueshmerinë  për personat me aftesi të kufizuar në Bashkinë Mat. Si lindi nevoja për realizimin e këtij raporti?

 

Raporti i monitorimit mbi aksesueshmërine për personat me aftesi të kufizuar u realizua nga Fondacioni “Se bashku”, në kuadër të projektit “Të veprojme për aksesueshmerine”, me mbeshtetjen financiare të Leviz Albania. Nevoja për raportin erdhi si pasojë e mangësive të shumta në lidhje me aksesueshmerinë për personat me aftësi të kufizuar, mangesi të cilat pengojnë pjesëmarrjen e plotë dhe efektive tonën në  shoqëri.

 

2- Cili ishte synimi i ketij raporti dhe a pati bashkëpunim me vullnetarë  apo përfaqesues të tjerë, pёrveç  Leviz Albania?

 

Synimi kryesor i raportit është identifikimi i problematikave me qëllim ndërgjëgjesimin e pushtetit lokal për detyrimet ligjore të cilat duhen përmbushur. Krahas identifikimit, janë paraqitur dhe propozimet për eliminimin e pengesave. Përsa i përket bashkëpunimit, kanë qenë shumë ndihmues përfaqësues të organizatave dhe vetë persona me aftesi te kufizuar, banorë të  Bashkisë Mat; janë kontaktuar gjithashtu përfaqesues te Bashkisë Mat, të cilët kanë dhenë informacione të dobishme mbi planin e masave, numrin e popullsisë, sistemin shëndetesor dhe arsimor etj.

 

3- Le tё ndalemi pak tek objektet e monitoruara. Cilat kanë qenë objektet në fokus të këtij raporti monitorimi në  qytetin e Burrelit?

 

Objektet e monitoruara kanë qenë trotuaret, shkollat, qendrat shëndetesore dhe spitali, qendra kulturore, parku, objektet e shërbimit publik. Pjesë e rëndesishme e sherbimeve është edhe transporti, që nuk është pasqyruar te problematikat sepse është shërbim që nuk ofrohet në  Bashkinë Mat, pra, nuk ekziston asnjë  marrëveshje ndërmjet Bashkisë dhe shoqërive të  transportit për të lehtësuar transportin e personave me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, mjetet e transportit ndërmjet njësive janë të paaksesueshëm nga personat me aftësi të kufizuar.

 

4- Njё pjesё padyshim e rëndёsishme mbi përshtatshmërine e personave me aftësi të kufizuar është legjislacioni, pra ligjet dhe aktet nën ligjore. A mund të na përmendni disa prej tyre dhe sa mendoni se zbatohen në qytetin e Burrelit dhe më gjerë?

 

Patjetër. Do ndalesha fillimisht te Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, e cila përbën zanafillën e kuadrit ligjor shqiptar. Kjo konventë ka për qëllim të promovojë, mbroje dhe sigurojë që të  gjithë personat me aftesi të  kufizuar të  gezojnë plotesisht dhe në menyrë  të  barabartë  të  gjitha të drejtat dhe liritë themelore të  njeriut, dhe të promovoje respektimin e dinjitetit të tyre të lindur. Neni 9 i kësaj konvente parashikon heqjen e barrierave për përshtatshmeri. prsh në ndërtesa, rrugë, transport, shkolla, strehim por edhe informacion, komunikim dhe shërbime të emergjencës. Kjo do ju siguronte personave me aftësi të kufizuar  pjesemarrje në të gjitha aspektet e jetës. Megjithatë, edhe pas ratifikimit të Konventës , shumica e ligjeve dhe akteve nën ligjore mbeten të pazbatuara.

 

ADVERTISEMENT

5- Pak mё lart përmendet disa nga objektet  e monitoruara me në fokus të raportit–cilat janë problematikat e konstatuara gjate studimit dhe çfarë u evidentua mbi situatën aktuale në Bashkinë Mat?

 

Kryesisht kemi nënvizuar nevojen e ndërhyrjes në mjediset ekzistuese për eliminimin e barrierave arkitektonike, në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë dhe pa pengesa jo vetёm për personat me aftësi të kufizuar, por edhe për anëtarët e tjerë të komunitetit. Duam të sjellim në vëmendjen e autoriteteve  nevojën urgjente të nderhyrjes në mjediset ekzistuese, duke qenë se elementet e përshtatshmerisë ose mungojnë tërësisht, ose janë jo në standartet e duhura dhe si rrjedhojë, të paaksesueshme .Prsh, për personat me aftësi të  kufizuar në shikim, nuk u gjet asnjë element. Personat me aftësi të kufizuar në dëgjim kanë nevojë për tabela dhe sinjalistikë  që në qytetin e Burrelit mungojnë.

 

6- Gjatë studimit, a keni konstatuar përmirësime arkitektonike në qytetin e Burrelit përsa i perket lehtesimit të jetesës për personat me aftesi të kufizuar?

 

Janë konstatuar një sëre përmirёsimesh nga Bashkia Mat. Do përmendja si shembuj pozitivë rampat e vendosura në disa rrugë, një pjesë e rrugëve jane në “kuoten 0” pra pa nevojën për rampë, si hyrja e bibliotekes apo hyrja te Zyra e Aleatit për shërbimin e pajisjes me pasaporta. Zyra e Regjistrimit të Pasurisë gjithashtu ka një rampë në hyrje. Kemi të pajisur me rampë që respektojnë standartet teknike hyrjen e spitalit, hyrjen e shkolles “31 korriku”. Në parkun “Nëna Geraldine” pengesat fizike janë eliminuar. Ama sërish, ka akoma shumë për të bërë.

 

7- A mund të na bëni një përmbledhje të përfundimeve të  vërejtura pas monitorimit të gjendjes aktuale të infrastruktures ekzistuese në qytetin e Burrelit?

 

Në raport kemi paraqitur të gjitha përfundimet për çdo objekt të monitoruar : trotuaret, Bashkinë, postën, parqet, institucionet arsimore, institucionet shëndetesore etj, shoqëruar edhe me foto. Për ta përmbledhur, do cekja faktin që trotuarët në qytet janë shpesh të paaksesueshem tërësisht, ose janë të ngushtë dhe kanë pemë apo objekte të tjera që pengojnë lëvizjen. Mungojnë tërësisht vijëzimet me reliev për personat që nuk shikojnë. Në institucionet publike shpesh aksesueshmeria qëndron vetëm te rampa në hyrje, shpesh jashtë standartit të duhur, por mungon aksesi ndërkate. Tualetet janë të papërshtatura, sportelet janë të papërshtatura për shërbim. Është vërejtur gjithashtu që në qytetin e Burrelit nuk ka vend parkime të rezervuara për personat me aftësi të kufizuar pranë institucioneve kryesore. Pamë gjithashtu vëmendje më të madhe për të respektuar standartet e aksesueshmerisë në parqe e lulishte.

 

 

8- Ҫfarë do i rekomandonit ju Bashkisë Mat pas monitorimit, në lidhje me aksesueshmërine për personat me aftësi të kufizuar? Cilat janë disa nga propozimet tuaja për përmirёsim, infrasktruktural dhe jo vetёm, në menyrë që të facilitohet jetesa për këta persona?

Pas një studimi e monitorimi të detajuar, e në bashkëpunim, do permendja zbatimin e legjislacionit mbi aksesueshmërinë  për personat me aftësi të kufizuar. Bashkia Mat duhet të hartojë planin e masave, shoqeruar me buxhetin  përkates për eliminimin e barrierave.  Infrastruktura ekzistuese duhet të rishikohet e permirësohet progresivisht , duke patur parasysh edhe elemente aksesueshmërie për personat me aftësi të kufizuar në dëgjim e shikim. Do ishte shumë ndihmuese vënia në dispozicion i një intrumenti ankimimi pranë Bashkisë, ku këta persona të mund të adresojnë lehtesisht mungesën e përshtatshmërise. Gjithashtu, do shtoja përfshirjen e personave me aftesi të kufizuar në të gjitha ndërhyrjet që ndikojnë në jetën e tyre në komunitet, veçanërisht mbikqyrjen e punimeve dhe hartimit të projekteve mbi elemente aksesueshmërie.

 

Previous Post

Kendall Jenner, 25 look që supermodelja ka shpalosur në 25 vjetorin e saj

Next Post

RTSH hedh online faqen e re të internetit

TË NGJASHME

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Beteja e Fjalës: Finalja e Re-Debate VII do të Kurorëzojë Kampionin Kombëtar të Debatit!
AKTUALITET

Beteja e Fjalës: Finalja e Re-Debate VII do të Kurorëzojë Kampionin Kombëtar të Debatit!

Tiranë, 11 qershor 2024 – Përgatituni për një spektakël të vërtetë! Finalja e shumëpritur e Re-Debate VII, Kampionatit Kombëtar të...

by IMA Redaksia
Qer 7, 2024
Next Post
RTSH hedh online faqen e re të internetit

RTSH hedh online faqen e re të internetit

Aktori i Portokallisë rrëfen eksperiencen me Covid: E gjitha familja e karantinuar, mendova se do humbas babanë

Aktori i Portokallisë rrëfen eksperiencen me Covid: E gjitha familja e karantinuar, mendova se do humbas babanë

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA