Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia ditën e sotme, pasi dyshohet se është autori i djegies së pemës së Krishtlindjes para kryeministrisë. Ngjarje që ndodhi gjatë protestës së zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv i policisë, pak ditë më parë.
Mësohet se në pranga ka rënë Odise Xhelali dhe aktualisht ndodhet në Komisariatin numër 1.
Kujtojmë se protestat për vrasjen e Klodian Rashës zgjatën për disa ditë, ndërsa policia shoqëroi me dhjetra protestues. Në këto protesta pati episode dhune nga të rinjtë që dolën në rrugë, por edhe nga Policia.