Protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i “Shqiponjave” ka përfshirë krahas Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, aktualisht po kryhet dhe në Elbasan.
Me thirrjet “Rama Ik”, grupi adoleshentëve dhe fëmijëve që ishin bazë e kësaj protesta kanë filluar të shkatërrojnë sinjalistikën rrugore si dhe dëmtojnë koshat e mbeturinave në qytet.
LEXO EDHE: Protesta në Durrës, protestuesit bëjnë gjestin e pazakontë
Por ndryshe nga qytetet e tjera, Kryetari i Bashkisë në Elbasan ka marrë guximin dhe ka dalë për të biseduar me protestuesit me synim qetësimin e situatës dhe shmangies së dëmtimeve të tjera.
Përveç kërkesës për mos dëmtimin e sinjalistikës dhe koshave të mbeturinave ai ka vendosur dhe të bisedojë disa minuta me të rinjtë protestues./IMA/








