IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Protokollet e operimit në transportin ajror, pasagjerët me temperaturë mbi 37.5 nuk lejohen

by IMA Redaksia
2020/06/13
in AKTUALITET
Reading Time: 4 mins read
A A
Protokollet e operimit në transportin ajror, pasagjerët me temperaturë mbi 37.5 nuk lejohen

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi sot protokollin e operimit në transportin ajror, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të parandalimit dhe të kontrollit të pandemisë COVID-19.

ADVERTISEMENT

Theksohet se njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet, portet, pikat e kalimit kufitar respektive.

“Me këtë rast ju bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët”, apelon MIE.

Sipas protokollit, Autoriteti i Aviacionit Civil do të mbikëqyrë zbatimin e këtij protokolli nga Enti Menaxhues i Aeroportit dhe operatorët ajrorë që fluturojnë për dhe nga Shqipëria, si dhe do të koordinojë me Institutin e Shëndetit Publik dhe Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor për të lehtësuar zbatimin.

Në protokoll përcaktohet se pasagjerët duhet të mbajnë distancën prej 1.5 metër në aeroport. Enti Menaxhues i Aeroportit dhe operatorët ajrorë duhet të marrin masa për paralajmërimin e pasagjerëve për këtë rregull dhe vendosjen ku është e mundur të shenjave dalluese të distancimit fizik.

Pasagjerët dhe personat brenda aeroportit dhe avionëve duhet të mbajnë maska mjekësore të thjeshta, nga momenti që hyjnë në terminal në zonën e nisjeve deri sa dalin nga ndërtesa e terminalit, në aeroportin e destinacionit të tyre.

Përjashtim nga kjo rregull mund të bëhet kur nevojitet gjatë kontrollit të sigurisë në aviacion dhe atij të kufirit, për fëmijët nën 6 vjeç dhe personat që kanë arsye shëndetësore të dokumentuara. Maskat duhet të ndërrohen çdo 4 orë, nëse nuk këshillohet ndryshe nga prodhuesi, gjithashtu edhe kur lagen apo dëmtohen.

Përdorimi i maskave të fytyrës është një masë plotësuese, ndërkohë që do të vijojnë të zbatohen masat parandaluese të distancimit social, etikës respiratore, prekjes së fytyrës dhe higjienës së duarve.

Enti Menaxhues i Aeroportit, operatorët ajrorë dhe ofruesit e shërbimeve duhet të ofrojnë setin standard në këtë rast të Mjeteve të Mbrojtjes Personale (MMP), për anëtarët e stafeve të tyre dhe të trajnojnë stafin për përdorimin përkatës.

Pasagjerët që nuk zbatojnë masat parandaluese nuk do t’u jepet akses në ndërtesën e terminalit të aeroportit, në kabinë ose do të zbriten nga avioni, në rastet kur ngjarja ndodh përpara se të mbyllen dyert e avionit dhe do të largohen nga aeroporti nga autoritetet e rendit publik.

Refuzimi nga ana e pasagjerit para nisjes së fluturimit, për të zbatuar masat mbrojtëse parandaluese në fuqi do të konsiderohet rast i justifikuar për moslejimin e vazhdimit të fluturimit për pasagjerin, që me gjithë paralajmërimet e përsëritura nuk pranon t’i zbatojë ato.

Koordinatori i caktuar nga Enti Menaxhues i Aeroportit, sipas këtij protokolli, sapo të sinjalizohet për një rast të moszbatimit të masave parandaluese do të njoftojë autoritetet kompetente për rendin publik në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Nëse ngjarja ndodh gjatë fluturimit, do të zbatohen procedurat e trajtimit të pasagjerëve të parregullt dhe masa të mëtejshme për vënien në rrezik të sigurisë së operimit dhe sigurisë së shëndetit të pasagjerëve të tjerë dhe anëtarëve të ekuipazhit mund të ndërmerren nga autoritete lokale në aeroportin e destinacionit, sipas kërkesave kombëtare përkatëse.

Pasagjerët që shfaqin simptoma të COVID19 nuk do të lejohen të udhëtojnë nëpërmjet ajrit. Pasagjerët në aeroport, që identifikohen simptomatik nga autoritetet e shëndetit publik, mund të mos lejohen të vazhdojnë udhëtimin.

Operatorët ajrorë dhe të aeroportit duhet të informojnë pasagjerët për kohëzgjatjen e pritshme të realizimit të masave parandaluese, për një llogaritje të mbërritjes së tyre në aeroport në kohë. Koha që pasagjerët duhet të kalojnë në aeroport duhet të jetë sa më e shkurtër.

Aksesi në terminalin e aeroportit lejohet vetëm për pasagjerët, anëtarët e ekuipazhit dhe stafin e aeroportit. Shoqëruesve duhet t’i jepet akses vetëm në rrethana të veçanta (kur shoqërojnë minoren apo personat me aftësi të kufizuara etj.)

ADVERTISEMENT

Përpara mbërritjes në aeroport, jo më afër se 24 orë përpara fluturimit, pasagjerët duhet të njihen me informacionin mbi simptomat e COVID-19 dhe rrisqet e kontakteve të mundshme me rastet e COVID-19 dhe duhet të firmosin (njihet edhe pranimi elektronikisht) njohjen e këtij informacioni, sipas deklaratës bashkëlidhur këtij protokolli.

Për të zvogëluar rrezikun e rënies në kontakt të pasagjerëve dhe të punonjësve me virusin COVID-19 gjatë qëndrimit në aeroport, aeroporti duhet të sigurojë higjienizimin dhe pastrimin, disa herë në ditë, të zonave të brendshme të aeroportit, me vëmendje veçanërisht në pikat ku përqendrimi i pasagjerëve është më i madh, siç janë, sportelet e chek-in-it, kontrollet e sigurisë, portat e imbarkimit, sallat e kthimit të bagazheve, tualetet, duke përfshirë sistemet e kondicionimit, filtrat e ajrit, për të cilët duhet të rritet frekuenca e ndërrimit.

Duhet të sigurohet, gjithashtu, edhe higjienizimi dhe pastrimi i zonave të jashtme tokësore, me referencë të veçantë për “kthesat / oborrin/sheshin e jashtëm”, në pjesën e përparme të terminalit.

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe eliminimit të shpejtë të grimcave më të lehta të çliruara në ajër nga njerëzit dhe që bien në tokë me shpejtësi më të reduktuar, Enti Menaxhues i Aeroportit, përpara rihapjes dhe gjatë funksionimit, duhet të bëjë kontrollet e duhura të sistemeve të ajrosjes: verifikimin e prurjeve të ajrit, ndërrimin e ajrit sipas numrit të njerëzve, matjen e cilësisë së ajrit.

Pasagjerët me temperaturë mbi 37.5 gradë celsius nuk lejohet të vijojnë procedurën e check-in-it dhe ndaj tyre kryhen procedurat e tjera të verifikimit. Enti Menaxhues i Aeroportit duhet të garantojë kabina të ndryshme intervistimi për raste të dyshuara si potenciale, të cilat kërkojnë vlerësim të mëtejshëm. Këto kabina duhet të garantojnë konfidencialitetin dhe të parandalojnë transmetimin viral tek individët në kabinën ngjitur.

Enti Menaxhues i Aeroportit duhet të sigurojë një mjedis me të gjitha kushtet higjienosanitare për izolimin e pacienteve brenda aeroportit.

Source: lexo.com.al
Previous Post

Europa rihap kufijtë pas tre muajve kufizim

Next Post

Nga më argëtueset, tek më të mërzitshmet: Ja si renditen shenjat e horoskopit

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Nga më argëtueset, tek më të mërzitshmet: Ja si renditen shenjat e horoskopit

Nga më argëtueset, tek më të mërzitshmet: Ja si renditen shenjat e horoskopit

Maska mund të zvogëlojë shkallën e infeksioneve koronavirus me 40%

Maska mund të zvogëlojë shkallën e infeksioneve koronavirus me 40%

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA