IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Rama: Në bregdetin e Vlorës dhe Durrësit, nuk do të ketë më rrjedhje ujërash të zeza!

by IMA Redaksia
2020/08/17
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Rama: Në bregdetin e Vlorës dhe Durrësit, nuk do të ketë më rrjedhje ujërash të zeza!

Kryeministri Rama, përmes një postimi të gjatë, u është përgjigjur të gjithë kritikëve të cilët më së shumti i shkruajnë atij në rrjetet sociale, këtë herë në lidhje me ujin e pijshëm dhe kanalizimet. Keni të drejtë shkruan kryeministri Rama, kur thoni se në 2020 ne ende diskutojmë për ujin, por në 25 sipas tij, nuk është vënë dorë në këtë sektor.

ADVERTISEMENT

“Me plot të drejtë shumëkush në këtë faqe, po edhe në përgjithësi, kur vjen fjala për ujin e pijshëm e kanalizimet, thotë po si ka mundësi akoma diskutohet uji në këtë vend(?) dhe pastaj, “normal”, nuk mungojnë përqeshësit e sharësit, që kanë si biçim zanati të dytë të hapin frëngjinë e fejsbukut në ajfon dhe nga kafeneja, plazhi apo fundi i botës, të shfryjnë zeherin kur shohin një postim për këtë temë!

Mirëpo, e para, ndër plot kusuret e mia, nuk hyn dot edhe kusuri për çfarë nuk u bë apo më keq akoma, u bë së prapthi në 25 vjet me radhë, si në çdo sektor edhe në sektorin e ujit. Imagjinojeni pak që nga viti 1992 në vitin 2013, u hartuan plot 23 strategji kombëtare për sektorin e ujit(!!!) dhe 78 dokumenta strategjikë për zhvillimin e sektorit!!! Miliona e miliona të harxhuara për një lumë të tërë letrash, nga qeveritë, bashkitë e sidomos donatorët e huaj, në një shtet rrumpallë, ku siç e tregojnë vetë këto shifra të frikshme strategjish, s’e merrte vesh i pari të dytin. Nga ana tjetër, u harxhuan edhe qindra milionë në çerekun e parë të shekullit të parë të demokracisë, për investime po aq të kuturueshme sa edhe studimet në fjalë, me një rezultat mizerabël për popullatën e vendit të dytë më të pasur me ujë në Europë. Në këtë faqe, do t’ju informojmë më tutje për ku e gjetëm faktikisht këtë sektor e çfarë kemi bërë e do të bëjmë më tutje, por për sot po ndalem këtu”.

Më tej Rama shprehet se një ndër sfidat e qeverisë sot, është të rindërtosh aty ku është ndërtuar një herë, siç po ndodh edhe për kanalizimet. Përmes një video ku shfaqe Vlora e transformuar, Rama shprehet i lumtur që ky qytet ashtu edhe Durrësi, nuk do të kenë më rrjedhje ujërash të zeza në bregdet.

ADVERTISEMENT

Dhe këtu vjen e dyta. Të ndërtosh nga e para është një sfidë e madhe, po të rindërtosh aty ku është ndërtuar së prapthi më parë, është një hall më vete. Na është dashur një punë e dhjetëfishtë, për të risistemuar bazën e nisjes dhe për t’i bërë për së mbari gjërat, duke rivendosur prioritetet, kryer analizat, bërë studimet, reformuar sektorin (që duhet reformuar ende më tej), shkruar e miratuar ligjet, aktet nënligjore, projektet e me radhë. Sot kemi nxjerrë sapo kokën mbi ujë kur i thonë fjalës dhe presim rezultatet domethënëse të shumë kantiereve të furnizimit me ujë të pijshëm, ku po punohet në tërë Shqipërinë – larg syve të medias përgjithësisht, sepse ndryshe nga rrugët, shkollat, spitalet, e të tjera, punimet e infrastrukturës nëntokësore janë më pak të dukshme, por edhe ne vetë s’u kemi bërë sa duhet hyzmetin në funksion të informimit të publikut. Kaq për sot.

Videoja bashkëngjitur flet shumë për sa më lart, sepse duket e pabesueshme por është një e vërtetë e dhimbshme, që një destinacion turistik si Vlora, me një potencial të madh ekonomik e punësimi, jo thjesht për qytetin, po në rang kombëtar, të derdhë në detin e qytetit ujërat e zeza e askush të mos e verë ujin në zjarr për çerekshekulli e kusur. Pasi kemi kryer studimin, bërë projektin, gjetur financimin (një fjalë goje me tërë ato borxhe që na u desh të shlyejmë në mandatin e parë, e tërë ato gropa nga të katër anët, në çdo sektor, që vazhdojmë mbushim), jam i lehtësuar nga fakti se më në fund edhe Vlora, njësoj si Durrësi tanimë, s’do ketë më rrjedhje ujëra të zezash në bregdetin e saj të mrekullueshëm, ku impakti ekonomik i Lungomares do të vazhdojë të rritet e ku, pas disa ndërhyrjesh të reja aty e përreth, për të rritur kapacitetet e cilësinë e hotelerisë, do të kemi një qytet turistik në rangun e parë të qyteteve të madhësisë së ngjashme në Mesdhe”, shkruan Rama.

Source: dritare.net
Previous Post

Ndodh live / Gazetarja greke humb ndjenjat dhe rrëzohet në mes të emisionit | VIDEO

Next Post

“Më keq se CNN” – Trump kritikon televizionin Fox News

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
“Më keq se CNN” – Trump kritikon televizionin Fox News

“Më keq se CNN” – Trump kritikon televizionin Fox News

Po pozonte topless, Bleona rrëzohet keq në bulevardin e yjeve në Hollivud

Po pozonte topless, Bleona rrëzohet keq në bulevardin e yjeve në Hollivud

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA