IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Raporti i Eurostat: Ja për çfarë e përdorin meshkujt dhe femrat shqiptare internetit!

nga IMA Redaksia
2023/03/08
në WEB
Koha e Leximit: 3 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Meshkujt shqiptarë e përdorin pak më shumë internetin në krahasim me femrat, sipas një raporti të fundit të Eurostat.

Në vitin 2021 (kur raportohen të dhënat e fundit për Shqipërinë), 78% e grave, nga mosha 16 deri në 74 vjeç e kishin përdorur internetin të paktën një herë në javë gjatë tre muajve të fundit përpara se të kryhej sondazhi, përkundrejt 86.7% që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë për gratë në Bashkimin Europian.

Burrat shqiptarë e përdorin më shumë internetin. 80% e burrave, nga mosha 16 deri në 74 vjeç e kishin përdorur internetin të paktën një herë në javë gjatë tre muajve të fundit përpara se të kryhej sondazhi, përkundrejt 87.7% që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë për burrat në Bashkimin Europian.

Përdorimi i internetit, si nga gratë ashtu dhe nga burrat është më i ulëti në rajon, sipas statistikave të Eurostat, me përjashtim të Bosnjë Hercegovinës dhe ndër më të ulëtit në Europë, së bashku me Greqinë e Bullgarinë.

Rekordin në Europë e mbajnë Islanda, Norvegjia, Zvicra, Suedia, me përdorim mbi 95%, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Meshkujt rrinë më shumë në rrjete sociale dhe lexojnë më tepër lajme

Në Shqipëri, meshkujt mbizotërojnë në rrjete sociale. 79.16% e burrave e kanë përdorur internetit për të hyrë në rrjete sociale, që nënkupton krijim profili, ose postime ne facebook, twitter e të tjera, përkundrejt 73.9% të femrave.

Ndonëse e përdorin më pak internetin, shqiptarët rrinë në rrjete sociale më shumë sesa suedezët, apo norvegjezët, apo dhe serbët e boshnjakët, por nga e kalon Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Rrjetet sociale në Shqipëri i përdor më shumë grupmosha nga 15-29 vjeç, me mbi 94%, ku rekordin e mbajnë 20-24 vjeçarët me 98.2% (për të dyja gjinitë).

Meshkujt shqiptarë janë më aktivë se femrat edhe për leximin e lajmeve online, me përkatësisht 62.4%, përkundrejt 54.2%.

Sipas grup moshave (të dyja gjinitë), më shumë lexojnë lajmet në internet të rinjtë 25-29 vjeç (rreth 70%). Por edhe më të moshuarit e përdorin tashmë internetin për tu informuar (39% të grup moshës 55-74 vjeç).

Edhe për të kryer veprime bankar përmes internetit, burrat janë më aktivë (7.41% kundrejt 5.78%), ndonëse për të dy kategoritë kjo peshë është shumë më e ulët se mesatarja europiane prej mbi 64%.
Veprimet për internet banking i kryen më shumë grupmosha 25-34 vjeç, me rreth 19% që e kanë përdorur internetin për këtë punë.

Femrat në Shqipëri e përdorin internetin më shumë se meshkujt për të kryer telefonata ose thirrje video dhe për të kërkuar informacion për shëndetin.

Përdorimi në Europë

Në vitin 2022, gratë në BE përdorën internetin pak më pak se burrat (87 % e grave të moshës 16 deri në 74 vjeç përdorën internetin të paktën një herë në javë në tre muajt e fundit para sondazhit, krahasuar me 88 % të burrave.

Kur shikohet se për çfarë përdoret interneti, kishte një përqindje më të vogël të grave sesa burrave në BE që lexonin lajmet në internet (71 % e grave dhe 74 % e burrave që përdornin internetin në tre muajt e fundit para sondazhit) dhe kush përdorte internet banking (64 % e grave dhe 67 % e burrave).

Nga ana tjetër, një përqindje më e lartë e femrave sesa e meshkujve përdorën internetin për të kërkuar informacion shëndetësor (68% e femrave dhe 56% e meshkujve), për të bërë thirrje telefonike apo video (75% e femrave dhe 71% e meshkujve) dhe për të marrë pjesë në rrjetet sociale (66 % e femrave dhe 62 % e meshkujve).

Për dërgimin dhe marrjen e e-mail-eve kishte dallime më të vogla (85 % e grave dhe 86 % e burrave).

REKLAMA

[ Përdorimi i internetit nga meshkujt dhe femrat shqiptare, 2021 (Përqindja e individëve që e kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit) ]

[ Përdorimi i internetit, 2021 (Përqindja e individëve që e kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit) ]

REKLAMA

Marrë nga monitor.al

Tags: Çfarëdheeurostat:femratinternetitMEshkujtpërpërdorinraportiShqiptareWeb
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Katy Perry në telashe, akuzohet se bullizoi një konkurrente në ‘American Idol’ nënë e 3 fëmijëve

Postimi Tjetër

Apple dominon listën e 10 telefonave inteligjent më të shitur për 2022

TË NGJASHME

tiktok
WEB

TikTok nuk do të lejojë fëmijët të bëjnë transmetime live

TikTok ka vendosur të rrisë moshën minimale për transmetimet live nga 16 në 18 vjeç duke filluar nga muaji i...

nga IMA Redaksia
Tet 20, 2022
PERSONAZH

Twitter detyron Musk të blej kompaninë!

Aksionarët e Twitter kanë miratuar një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për t’i shitur kompaninë biznesmenit Elon Musk. Siç raporton...

nga Emi Xhaka
Sht 14, 2022
Google
WEB

Google mundëson opsionin më të kërkuar nga të gjithë

Google tani do të ofrojë opsione të reja për të hequr informacionin personal të identifikueshëm nga Google Search. Lajmin e...

nga IMA Redaksia
Maj 3, 2022
WEB

Ulen të ardhurat e YouTube dhe Google gjatë tre-mujorit të parë të vitit

Shitjet e reklamave në YouTube për tre muajt e parë të 2022 u rritën me 14%, për të arritur në...

nga IMA Redaksia
Pri 28, 2022
TEKNOLOGJI

Me blerjen në pritje të Elon Musk, Twitter kryeson parashikimet e tremujorit të parë për rritjen dhe të ardhurat e përdoruesve

Twitter, i cili këtë javë pranoi një marrëveshje për t'u blerë me një vlerë prej 44 miliardë dollarësh nga Elon...

nga IMA Redaksia
Pri 28, 2022
tiktok
WEB

Pas rrjeteve të tjera sociale edhe TikTok pezullon platformën në Rusi

Aplikacioni më i njohur në të gjithë botën, TikTok tha se ka pezulluar pistimet dhe videot e reja në Rusi....

nga IMA Redaksia
Mar 7, 2022
Postimi Tjetër

Apple dominon listën e 10 telefonave inteligjent më të shitur për 2022

A do të shtyhet finalja e madhe e Big Brother?!

orgesa zaimi shiu i tetorit

Reklama

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

Televizion

Xhanfize Kekos nuk i jepnin as një lavatriçe, por sot filmat e saj shihen edhe në botë

nga IMA Redaksia
Mar 25, 2023
0

Dy zonja të nderuara të penës vijnë sonte në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin. Natasha Lako futet në...

Lexo Më Shumë
Televizion

Ja sa se kur do të mbaroj Big Brother VIP Albania!

nga IMA Redaksia
Mar 25, 2023
0

Në spektaklin e sotëm në Big Brother mbërriti një zarf i kuq për banorët i cili përmbante datën përfundimtare të...

Lexo Më Shumë
Televizion

Zbardhen prapaskenat e forta të ‘sherrit’ për ‘Instagram’-in e Luizit dhe kërcënimet për gjyqe

nga IMA Redaksia
Mar 25, 2023
0

Nëse mendoni se përballja në “Big Brother” është e ashpër, ajo çfarë po ndodhë jashtë me Luizin, është dyfish më...

Lexo Më Shumë
Televizion

Fansat rrethojnë shtëpinë, Luizi dëgjon gjithçka: Mendojnë se do dal

nga IMA Redaksia
Mar 25, 2023
0

Luiz Ejlli është kthyer në një nga banorët më të pëlqyer në Big Brother VIP Albania.Ai tashmë ka fituar një...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist