IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Reagon familja e prekur: ‘Arbana, a i verifikon njerëzit që merr në studio?’

by IMA Redaksia
2019/01/22
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
Reagon familja e prekur: ‘Arbana, a i verifikon njerëzit që merr në studio?’

Në puntatën e fundit të “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e zonjës Sano, 85-vjeç, e cila kishte ardhur për t’i dërguar një mesazh të bijës, me të cilën nuk fliste prej vitesh.

ADVERTISEMENT

Shkurtimisht, sipas Sanos, historia në vija të përgjithshme ishte kështu: Pasi u martua në moshën 14-vjeçare me bashkëshortin e parë, Halitin, Sano solli në jetë katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem. Një ditë, në shtëpinë e saj troket një grua me një fëmijë, e cila i thotë se kishte fëmijë me burrin e saj. Në vijim Sanoja dhe bashkëshorti u ndanë, ku për vajzat u kujdes i ati, ndërsa për djemtë Sanoja. Pas një kohe të gjatë, ajo u martua sërish, megjithëse vazhdonte të takonte burrin e parë. Sipas saj, vajza Mira ishte xheloze për martesën e dytë të nënës dhe kjo supozohet të jetë arsyeja pse ato nuk kanë kontakt me njëra-tjetrën.

Pasi historia u bë publike dje (19 janar 2019), nxitur nga reagimi i ashpër nëpër rrjete sociale dhe jo vetëm, vajza e Mirës komunikoi me Anabel.al përmes një letre të hapur drejtuar Arbana Osmanit dhe emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, të cilën do ta lexoni në vijim.

Për t’ju qartësuar në lidhje me mënyrën e trajtimit të emisionit: Sipas ligjit nr.97/2013“Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Kodit të Transmetimit, thuhet se “operatorët e shërbimit audioviziv, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, udhëhiqen nga moslejimi i transmetimeve që nxisin dhunën mes shtetasve” dhe “transmetimet audiovizive nuk duhet të nxisin urrejtjen, intolerancën, diskriminimin ose të justifikojnë dhunën nëpërmejt shtetasve.”

Nën komentet e videos në YouTube vihen re pikërisht këto lloj komentesh dhe nuk është rasti i parë. Pak ditë më parë, AMA qortoi Top Channel në lidhje me trajtimin e rastit të Elidës.

Shkëputur nga videoja në YouTube/ Dua të të bëj të Lumtur – Vajza refuzon të takojë nënën

Shkëputur nga videoja në YouTube/ Dua të të bëj të Lumtur - Vajza refuzon të takojë nënën Shkëputur nga videoja në YouTube/ Dua të të bëj të Lumtur - Vajza refuzon të takojë nënën

E pyetur nga Anabel.al, vajza e Mirës, Dorina, shprehet se përmendja e emrit dhe vendit ku nëna e saj ushtron prefesionin është e patolerueshme. Ndër të tjera thekson se “nuk ishte në dijeni që pas derës ndodhej kameramani dhe i ka kërkuar stafit të ‘Dua të të bëj të lumtur’ të mos e transmetojnë videon”.

Bazuar në po të njëjtin ligj të AMA-s, ndalohet cenimi i dinjitetit, reputacionit nga publikimi i fakteve dhe informacioneve jo të sakta në transmetim. Në të tilla kushte, çdo individ ka të drejtën për t’u përgjigjur dhe ankuar.

Në emision u përmendën edhe disa emra të tjerë njerëzish, të cilat mund dhe duhej të ishin prerë.

Letra e hapur e vajzës së Mira Veizit:

“Dje në mbrëmje, duke ndenjur nën shoqërinë e familjarëve të mi, më vjen një telefonatë ku më thuhet se dikush po keqpërdorte emrin e mamasë sime në një televizion. Ngrihem e habitur, nervoze për të gjetur kanalin e për çfarë? Për t’u perballur me të kaluarën e mamasë sime. Diçka po flitej në emisionin që “bashkon zemrat e shqiptarëve” ku mesazhi kryesor është “mos qesh, harro hallin tënd dhe qaj me hallin e tjetrit”.

Moderatorja e emisionit, zonja Arbana, kishte të ftuar për të rrëfyer historinë e saj një zonjë, e cila biologjikisht është gjyshja ime.

Gjyshja ime është plot 84 vjeç, ne e njohim shumë pak, pasi gjyshërit e mi u ndanë kur mamaja ime ishte 11 vjeç. Histori e rrallë për vitet ’60, gjyshja ime ishte 29 vjeç, nënë e katër fëmijëve, në një moment dobësie gabon dhe braktis fëmijët. S’dua të paragjykoj aspak, por vendimi i saj ndikoi në jetën e mamasë sime. Gjyshi u martua sërish, mamaja, tezja dhe dajat e mi u rritën me njerk dhe kështu kaluan vitet, por plaga ngeli në të njëjtin vend.

Plagë që m’u desh ta shikoja vet tek sytë e mamasë sime, dje në mbrëmje, kur e ëma biologjike kishte dalë në emision për të thënë një përrallë dhe për të trilluar një histori me shpresën se dikujt do t’i vijë keq për të. Ndoshta dhe unë po ta shihja, do të kisha qarë.

Nuk dua të jap as versione e as detaje të kësaj historie, sepse nuk është e drejta ime dhe as qëllimi i kësaj letre. Çdo njeri merr nga Zoti atë që meriton para se të largohet nga kjo jetë. Por dua të të drejtohem pak ty Arbana, ose stafit tuaj.

Jam shumë kurioze të di, përpara se të shfaqni një histori a interesoheni për vërtetësinë e saj? A bëni kërkime për personin që i drejtohet një letër apo personin që tregon historinë? A e di ti që rreth 50% e njerëzve mbi moshën 80 vjeç vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit (humbja e kujtesës) dhe nuk mund t’i marrësh për bazë as 80% të fjalëve qe flasin? A e di ti çfarë tronditje ke sjellë dje tek familjarët e mi vetëm e vetëm për përfitimet e një televizioni dhe për pak audiencë? Kush të jep të drejtë të baltosësh emrin e mamasë sime? Ajo ka ndërtuar një emër dhe një reputacion me shumë djersë dhe mund, ndërsa ju keni cenuar figurën dhe keni prishur imazhin e saj. Kush mban përgjegjësi për këtë? Ti zonja Arbana ke zgjedhur të jesh person publik, ndërsa unë jo. Ku e gjen të drejtën të më cenosh privatësinë duke më shfaqur në emision tënd me zë dhe me figurë, pa më kërkuar leje? Vetëm se ke pushtetin dhe aksesin e një televizioni, mendon se të jep të drejtën të ndërhysh në jetën e dikujt?

ADVERTISEMENT

Ti zonjë apo stafi yt, pas asnjë lloj të drejte legjitime, më keni prishur qetësinë familjare dhe shpirtërore, duke më bërë të përballem me lloj lloj komentesh negative, fyese dhe denigruese deri me mallkime brenda kundrejt mamasë sime. Kush mban përgjegjësi për këtë?

Sot, unë dhe të afërmit e mi, u zgjuam të trazuar për t’i dhënë shpjegime të gjithë të njohurve, ndoshta dhe dikujt që nuk duam, se për çfarë ka bërë një gjyshe e jona para 50 vitesh.

Faleminderit Arbana, ti na bëre të lumtur!”

Source: ANABEL
Previous Post

Ervini, fituesi i Hell’s Kitchen zbulon vendimin bujar: Çmimi do të shkojë për bamirësi

Next Post

Voilà, të premten në kanalin e Youtube në Top Channel

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Voilà, të premten në kanalin e Youtube në Top Channel

Voilà, të premten në kanalin e Youtube në Top Channel

Filmat me super heronj që do të shfaqen në 2019

Filmat me super heronj që do të shfaqen në 2019

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA