Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë.
Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik.
Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara në Fier 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë. Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.