Rikthehet “Shiko kush luan”, sot në Top Channel!

Pas një sezoni të suksesshëm e plot argëtim, mbrëmjen e sotme nis “Shiko kush luan 3”. Nën drejtimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës edhe ky sezon premton të paimagjinueshmen.


Të ftuar emrat më të njohur shqiptarë të të gjitha fushave dhe trevave do t’ju bëjnë që planet e së shtunës mbrëma ti shtyni gjithmonë pas “Shiko kush luan”.

Mbrëmja e sotme do të sjellë surpriza që në fillim të emisionit. Të qeshura, argëtim pa fund, zbulime detajesh të rëndësishme nga personazhet e ftuar por edhe nga vetë moderatorja Luana Vjollca.

E tillë do të jetë kjo puntatë e parë e “Shiko kush luan”. Sonte dhe çdo të shtunë në ekranin e Top Channel në orën 21:00.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.