Struktura e Posaçme për hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rihapur hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo 7 vite më parë në Tiranë.
SPAK ka marrë në dorëzim dosjen hetimore, e cila deri tani ka qenë në Gjykatën e Tiranës.
Deri më tani dosja e vrasjes së Santos ishte pezulluar për mungesë provash, por së fundmi janë zbuluar indicie të reja.
Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
Artan Santo u qëllua me armë nga dy persona me motor në ish Bllok.
Ndonëse ekzekutimi u krye në zonën më të populluar të kryeqytetit, e monitoruar nga kamera të shumta dhe oficerë të policisë, vrasësit arritën të largohen nga vendi i ngjarjes dhe sot nuk ka asnjë të dhënë për ta, të paktën zyrtarisht.








