Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora nuk ka munguar me urimin e saj për festën e flamurit. Ora ka ndarë në Instagram dy foto dhe një video.
E çuditshmja dhe njëkohësisht e veçanta është se Rita ka vendosur flamurin e Shqipërisë në takat e saj. Kuq e zi, janë ngjyrat që mbajnë takat e larta të këngëtares. Ndërsa më pas ajo ka zgjedhur të postojë dhe një video të koncertit që ka mbajtur në Tiranë për 100 vjetorin.
‘URIME DITA E FLAMURIT !!!! # 28Nëntori Gëzuar Dita e Pavarësise. Ju falënderoj fansat e mi të mahnitshme për të bërë këtë video !!! Ju dua të gjithëve- shkruan Rita në Instagram.