IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Roza Anagnosti, 120 role në 55 vite karrierë artistike

by IMA Redaksia
2020/10/27
in Kinema
Reading Time: 4 mins read
A A
Roza Anagnosti, 120 role në 55 vite karrierë artistike

Numërohen rreth 120 role në teatër dhe kinematografi e TV, interpretuar prej saj në një karriere 55 vjeçare.

ADVERTISEMENT

Roza Anagnosti-Xhuxha, ka lindur në Tiranë më 27 tetor të vitit 1943. Pas çlirimit të vendit më 1944, familja u shpërngul në qytetin e Shkodrës. Aty përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. U aktivizua herët në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Roli i pare i saj në teatër është ai i Nuries në dramën “Kunora e Nuries” e K. Jakoves (1959), kur ishte 15-16 vjeç. Ne vitin 1960, spikati me rolin e Norës në dramën “Nora e Kelmendit” e A. Skanjetit, me të cilën u vlerësua në Festivalin II të Teatrove Profesionisteve (1962) si “Roli më i mirë i aktoreve femra”. Ra në sy temperamenti dhe shkathtësia e saj, energjia, përpunimi plastik i lëvizjes, ndjeshmëria, ritmi dhe dinamika. Ky rol i dha shansin të shpërfaqej në cilësitë më të mira të saj, të cilat do t’i përpunonte e përsoste më tej.

Në vitin 1964, u emërua aktore në Teatrin Popullor, ku ka luajtur shume role të suksesshme, prej nga edhe doli ne pension ne vitin 1995. Krijoi me dashuri figurën e Cucës në dramën “Cuca e maleve” te L. Papes (1967), me të cilën, falë një gjuhë të natyrshme, dha përpjekjen e grave dhe vajzave shqiptare në malësi për emancipimin e tyre, në kushtet e një patriarkalizmi dhe prapambetjeje të thellë, sikundër sublimoi aktin e martirizimit të saj për progres shoqëror, në përputhje me idetë e veprës, sot të diskutueshme dhe të kontestuara.

Zhdërvjelltësia e saj, sikurse edhe dhuntia për të operuar me rrafshe emocionale e përshtatmëri psiko-fizike kontradiktore, krijuan një kubaturë të mirë studiuar të veprimit përshkonjës të figurës së mëshiruar.

Më rolin e Bardhës në dramën Përmbytja e madhe (1977) e Kolë Jakovës thuajse e thyen formatin e saj, bëhet me “e ndjeshme”, ruan drojën dhe shpërfaq një natyrë njerëzore të brishtë, por që nuk lejon të nëpërkëmbet.

Me rolin e Violes në komedine “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit (1982), krijoi një personazh energjik, plot optimizem dhe dëshirë për jetën në suazën e një stili, sa klasik po aq të moderuar. Ajo luajti hijshëm me dyanësinë e personazhit femër- mashkull në kalimet e shpejta e të befta nga njëra përshtatshmëri te tjera, shpesh duke “e tradhtuar” enkas gjininë e saj për të vjelë humorin e situatës ku vepronte.

Tone tragjike e përshkojnë lojën e saj në personazhin e nënës te drama “Monserati” e Roblese, ashtu sikundër spikmat sarkastike te personazhi i Daces në komedinë “Valsi i Titanikut” i T. Mushateskut.

Roli i parë ne kinematografi është ai i mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (1963), për nga vijoi me tutje në role kryesore, 20 të tilla, ku u dallua te roli i Rudinës ne filmin Komisari i dritës, që e bëri të njohur e të parapëlqyer në rrethet artistike të kinemasë.

Me pas luajti rolet e doktoreshe Verës (filmi Plage te vjetra), Besa (filmi Fijet qe priten, me të cilin u nderua me Medaljon), për të mbërritur në figurën e saj më të realizuar, të ngrohtë e poetike, atë të Dafinës (filmi Mësonjëtorja, me të cilin fitoi Kupën e Festivalit të Katërt te Filmit Artistik Shqiptar, 1981).

Me këtë të fundit tërhoqi vëmendjen hijeshia, mençuria dhe fisnikëria e figurës, të se ndërtuara me një loje ne dukje “të qetë”, por ne thelb tejet të ndjerë e të vërtetë, e shprehur si vetëpërmbajtje dhe sens mase. Aktrimi i R. Anagnostit dallohet për natyrshmëri, për një frymë tejet të ngrohtë, ku gjendjet dramatike vijnë si pasojë e reflektimeve të ndjera e të thella mbi psikologjinë e personazheve.

ADVERTISEMENT

Ajo është e besueshme, organike. Shpeshherë loja e R. Anagnostit fiton trajtesa të tipit timid e intim në role grash të ndrojtura ose të ndrydhura, sikurse bëhet e gjallë, e hapur, energjike në role luftërash ose në role vajzash që shpërthejnë konvencionet morale dhe cungimin që u bëhet personalitetit të tyre nga njerëz e ngjarje të padëshiruara, nga fati i mbrapshte ose faktorët sociale me karakter konservator. Aktrimi i saj në të shumtën e rasteve karakterizohet nga zhdërvjelltësia plastike, dinamika e të vepruarit, fjala e bukur si dhe çastet e shpërthimeve të përmbajtura emocionale. Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar” “Mjeshtre e Madhe” dhe “Nderi i Kombit”. Ajo është bashkëshortja e regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti.

Role të tjera: Në teatër: Rina, dramatizimi i romanit Këneta (1962); Kordelja, tragjedia Mbreti Lir, Vita, dramatizimi i romanit Lumi i vdekur (1970); Liza, komedia I pazëvendësueshmi (1970); Mrika, drama Besa e madhe (1980); Shejla, drama Vizita e inspektorit (1984); Rakela, drama Tiranozauri (1996); Kristina, drama Trokitje në xhama (2001). Në kinematografi: Dhurata, filmi Rruga e lirisë (1980); Mrika, filmi Besa e kuqe (1982); Besmira, filmi Botë e padukshme (1987); gruaja e Emilit, filmi Rikonstruksioni (1988); plaka Nicë, filmi Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989).

Source: fjala.al
Previous Post

VIDEO | Njëri prej qenve hëngri një këpucë, i zoti e merr në pyetje

Next Post

Arif Vladi: Kur unë i këndoja UÇK’së, Adelina Ismaili argëtohej me muzikë serbe

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Arif Vladi: Kur unë i këndoja UÇK’së, Adelina Ismaili argëtohej me muzikë serbe

Arif Vladi: Kur unë i këndoja UÇK’së, Adelina Ismaili argëtohej me muzikë serbe

Ministria e Arsimit: Po bëhet gati mësimi online, platforma e re me klasa virtuale

Ministria e Arsimit: Po bëhet gati mësimi online, platforma e re me klasa virtuale

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA