Rrëfehen mjekët dhe infermierët e Covid-2

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video nga spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Manastirliu shkruan se pavarësisht pasigurisë nga e panjohura, rrezikut e frikës për vete dhe familjarët, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitaleve që trajtojnë pacientët me Covid-19 kanë bërë një punë heroike.

“Stafi mjekësor i spitaleve #COVID e ka përballuar me sukses fazën e parë të epidemisë. Pavarësisht pasigurisë nga e panjohura, rrezikut e frikës për vete dhe familjarët, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitaleve që trajtojnë pacientët me #covid19 kanë bërë një punë #heroike në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm. Dëgjoni eksperiencën dhe përjetimet e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #COVID2, spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”. MëTëFortë #Bashkë”, shkruan ministrja Manastirliu.

Në video, stafi i mjekëve dhe infermierëve tregon përballjen në vijën e parë me Covid-19, frikën për infektim dhe mungesën e familjes prej 1 muaj e gjysmë, qëkur Spitali “Shefqet Ndroqi” u bë Spital Covid-2.

“Qëkur ne u shpallëm COVID 2, prej 1 muaj e gjysme nuk e shohim familjen flasim përmes Skype e WhatsApp, por kemi 1 muaj e gjysmë që s’kemi kontakt”.

“I kam shërbyer pacientëve pa e menduar nëse do të infektohesha për vete”.

“Momenti i parë kishte disa elementë brenda, pjesën e frikës, të ankthit dhe stresit për infektimin me COVID-19”.

Këto janë një pjesë e rrëfimeve të mjekëve dhe infermierëve që ju shërbejnë çdo ditë me përkushtim pacientëve të infektuar me COVID-19 në Spitalin “Shefqet Ndroqit”, shprehen mjekët dhe infermierët./tvklan.al

 

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!